Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tingulli elektronik është gjithnjë e më i përhapur në këngët e reja të Stenli

Foto: BGNES

Stanisllav Sllanev-Stenli fitoi popullaritet në vitet 1980, veçanërisht si frontmeni i grupit Tangra. Me kalimin e kohës, Stenli forcoi statusin e tij të yllit si një artist solo me një stil origjinal muzikor. Çdo këngë e tij e re bëhet një ngjarje. Së fundmi ai na kënaq me ngjarje të tilla çdo disa muaj - disa prej tyre janë këngë të reja, disa të tjera janë këngë-single nga albumi i tij "Trupat e huaj", i cili u shfaq pas një pauzë 17-vjeçare. Kjo për shkak se tre vjet pas daljes së albumit në tregun muzikor, singlet e tij nuk janë shitur, dhe ndërkohë Stenli tashmë po shikon për tjetrin.

“Kam luajtur disa këngë që janë krejt të ndryshme nga ato të albumit “Trupat e huaj”. Në albumin tim të radhës ka shumë tinguj elektronikë, sigurisht me kitarën e Stanisllav Vëllçevit. Ka gjëra që pas një kohe të caktuar bëhen të mërzitshme për autorin, apo për muzikantin që i realizon. Kështu ndodhi me mua, mezi prisja të incizoja gjërat e reja”.

Këtë e dëshmon edhe kënga "Kujtimi i hedhur" me muzikë të Bllagosllav Anastasovit, i njohur nga grupi indie pop-rock Hayes & Y bazuar në Mançester. Ai është autori i muzikës së të gjitha këngëve të albumit “Trupat e huaj”. Për tekstin, Stenli përsëri iu drejtua Daniell Rashevit, dhe për aranzhimin ai punoi së bashku me Bllago dhe Svetlin Këslev.

“Kjo këngë është një nga të preferuarat e mia në album dhe jam gjithmonë i emocionuar ta luaj, duke pritur që të vijë në set-listën e koncerteve. Kohët e fundit luaj këngë çdo disa muaj, ndërsa më parë kisha pushime disa vjeçare. Në një moment diçka më godet dhe filloj të krijoj, tani jam në formë”.

Me një video dhe fushatë mediatike, “Kujtimi i vjedhur” është kënga e fundit që do të dalë publikisht si single nga albumi “Trupat e huaj”. Por përpara se të binte fokusi tek ajo, tre këngë krejt të reja na tërhoqën vëmendjen: "Elektro", "Zemra e pafajshme" dhe " Ekspresi i Dashurisë". Siç sugjeron edhe emri i këngës së parë (kështu do të titullohet edhe albumi i ardhshëm i Stenlit), tingulli elektronik dëgjohet gjithnjë e më shumë në materialin më të fundit muzikor të këngëtarit të dashur të disa brezave. "Unë mendoj se 15-20-vjeçarët do ta ndiejnë atë më shumë," shpjegon Stenli, duke shtuar: "Kam edhe prova për këtë nga vera kur isha në turne dhe luaja me grupin tim. Doli se kam të drejtën, duke parë kaq shumë të rinj në koncerte. Kjo është një nga gjërat më të mira për mua si krijues”.

Përveç energjisë tipike të muzikës së tij, nuk janë lënë anash edhe kitarat melodike dhe sintezatorët retro, karakteristikë të viteve 1980 dhe sërish kaq moderne sot.

Stenli përhapi këngën e tij " Ekspresi i Dashurisë" një muaj para koncertit jubilar në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) më 13 tetor 2022, me të cilin festoi 40 vjet në skenë. Muzika e këngës është kompozuar nga Stenli, teksti është ngabashkëshortja e tij Ljudmilla Sllaneva, ndërsa aranzhimi është nga Svetlin Këslev.

Cilat do të jenë këngët e tjera në albumin e radhës të Stenlitt “Elektro”, këtë do ta mësojmë në fund të vitit, kur duhet të dalë koleksioni i ri muzikor.

Shikoni gjithashtu:

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD

D2 dhe Grafa i japin jetë të re këngës "Sa e bukur je"

Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..

botuar më 24-11-22 6.55.PD

"Era"

Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..

botuar më 24-11-20 8.30.PD