Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kujtim të Asen Zidarovit dhe një jete kushtuar radios dhe fotografisë

Asen Zidarov
Foto: arkiv

Një tjetër “zë i artë” i Radio Bullgarisë do të tingëllojë mes yjeve. Asen Zidarov u largua nga ne - një përkthyes i shkëlqyeshëm në Redaksinë tonë Franceze, një personalitet shumëngjyrësh me shumë interesa.

Asen njihej me pseudonimin "Çiklisti" për shkak të më shumë se 140 000 kilometrave që përshkoi me dy rrota. Emri i tij lidhet edhe me shumë filma artistikë dhe dokumentarë, të cilët i ka përkthyer dhe dubluar për Televizionin Kombëtar Bullgar. Në vitet e fundit të jetës së tij, Asen Zidarov iu përkushtua pasionit të tij për fotografinë, duke krijuar pamje ekspresive të përditshmërisë sonë.

E gjithë jeta profesionale e Asen Zidarovit kaloi në Radio Bullgarinë dhe ai e konsideroi këtë si një privilegj:

“Kam punuar 39 vite në Redaksinë e Gjuhës Franceze, ishte shumë emocionuese dhe kam kujtime të mrekullueshme. Përveçse isha përkthyes-folës, bëra edhe disa qindra intervista. Unë isha drejtues i programit tim të autorit, i cili quhej "Sofia - dashuria ime" dhe pëlqehej shumë nga dëgjuesit tanë nga Franca dhe Belgjika", - na tha para disa kohësh Asen Zidarov.

U prehtë në paqe!



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot - 23 gusht 2024

Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në rubrikën “Shoqëri” do të dëgjoni se si mund të takoni shpirtin binjak në male ose çfarë është një "shëtitje për beqarë". Në rubrikën..

botuar më 24-08-23 3.00.MD

Bullgaria sot – 22 gusht 2024

Sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në rubrikën “Shoqëri” do të dëgjoni për një nismë të Organizatës Joqeveritare “Habitat Bullgaria”. Në rubrikën “Turizëm” do të bëjmë një shëtitje..

botuar më 24-08-22 3.00.MD

Bullgaria sot – 21 gusht 2024

Të nderuar miq, në programin tonë të sotëm ju ofrojmë tema të përzgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Së pari do t’ju tregojmë për Batakun, i cili është shumë më tepër se një qytet i bukur në malin e Rodopeve me një histori dramatike dhe..

botuar më 24-08-21 3.00.MD