Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kujtim të Asen Zidarovit dhe një jete kushtuar radios dhe fotografisë

Asen Zidarov
Foto: arkiv

Një tjetër “zë i artë” i Radio Bullgarisë do të tingëllojë mes yjeve. Asen Zidarov u largua nga ne - një përkthyes i shkëlqyeshëm në Redaksinë tonë Franceze, një personalitet shumëngjyrësh me shumë interesa.

Asen njihej me pseudonimin "Çiklisti" për shkak të më shumë se 140 000 kilometrave që përshkoi me dy rrota. Emri i tij lidhet edhe me shumë filma artistikë dhe dokumentarë, të cilët i ka përkthyer dhe dubluar për Televizionin Kombëtar Bullgar. Në vitet e fundit të jetës së tij, Asen Zidarov iu përkushtua pasionit të tij për fotografinë, duke krijuar pamje ekspresive të përditshmërisë sonë.

E gjithë jeta profesionale e Asen Zidarovit kaloi në Radio Bullgarinë dhe ai e konsideroi këtë si një privilegj:

“Kam punuar 39 vite në Redaksinë e Gjuhës Franceze, ishte shumë emocionuese dhe kam kujtime të mrekullueshme. Përveçse isha përkthyes-folës, bëra edhe disa qindra intervista. Unë isha drejtues i programit tim të autorit, i cili quhej "Sofia - dashuria ime" dhe pëlqehej shumë nga dëgjuesit tanë nga Franca dhe Belgjika", - na tha para disa kohësh Asen Zidarov.

U prehtë në paqe!



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 3 qershor 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën tonë Kulturë do t’ju prezantojmë me ekspozitën “Ëndërr mes fjalësh” të artistes Enxhi Tufa. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” nga Ersin..

botuar më 24-06-03 3.00.MD

Bullgaria sot – 31 maj 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Më pas do t’ju prezantojmë me projektin “Baba dhe bir” të fotografit Valerij Poshtarov. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Përshëndetje” të Mary Boys Band. Ju urojmë minuta të..

botuar më 24-05-31 3.00.MD

Bullgaria sot – 30 maj 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Ju njoftojmë gjithashtu se nga muaji qershor BNR bullgare do të transmetohet në Radio Televizionin Caribrod dhe do të mbështesë iniciativat e bullgarëve në Serbi. Në rubriken Kënga e ditës do të..

botuar më 24-05-30 3.00.MD