Një tjetër “zë i artë” i Radio Bullgarisë do të tingëllojë mes yjeve. Asen Zidarov u largua nga ne - një përkthyes i shkëlqyeshëm në Redaksinë tonë Franceze, një personalitet shumëngjyrësh me shumë interesa.
Asen njihej me pseudonimin "Çiklisti" për shkak të më shumë se 140 000 kilometrave që përshkoi me dy rrota. Emri i tij lidhet edhe me shumë filma artistikë dhe dokumentarë, të cilët i ka përkthyer dhe dubluar për Televizionin Kombëtar Bullgar. Në vitet e fundit të jetës së tij, Asen Zidarov iu përkushtua pasionit të tij për fotografinë, duke krijuar pamje ekspresive të përditshmërisë sonë.
E gjithë jeta profesionale e Asen Zidarovit kaloi në Radio Bullgarinë dhe ai e konsideroi këtë si një privilegj:
“Kam punuar 39 vite në Redaksinë e Gjuhës Franceze, ishte shumë emocionuese dhe kam kujtime të mrekullueshme. Përveçse isha përkthyes-folës, bëra edhe disa qindra intervista. Unë isha drejtues i programit tim të autorit, i cili quhej "Sofia - dashuria ime" dhe pëlqehej shumë nga dëgjuesit tanë nga Franca dhe Belgjika", - na tha para disa kohësh Asen Zidarov.
U prehtë në paqe!
Në Bullgari 24 maj shënohet si Dita e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij, e alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe e letërsisë sllave. Për këtë arsye programin e sotëm ia kushtojmë kësaj date të ndritur për Bullgarinë dhe për popullin..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën e përditshme “Kënga e ditës” do t’ju prezantojmë muzikantin bullgar, të njohur botërisht, Dimitër Gugov. Ai u rikthye në vendin tonë për një koncert me Orkestrën e Muzikës Popullore..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubriken Kënga e ditës do të dëgjoni një këngë kushtuar të ndjerit, por të paharruarit Georgi Minçev. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:30 - Lajme 09:45 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 14 qershor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” mund..