Një tjetër “zë i artë” i Radio Bullgarisë do të tingëllojë mes yjeve. Asen Zidarov u largua nga ne - një përkthyes i shkëlqyeshëm në Redaksinë tonë Franceze, një personalitet shumëngjyrësh me shumë interesa.
Asen njihej me pseudonimin "Çiklisti" për shkak të më shumë se 140 000 kilometrave që përshkoi me dy rrota. Emri i tij lidhet edhe me shumë filma artistikë dhe dokumentarë, të cilët i ka përkthyer dhe dubluar për Televizionin Kombëtar Bullgar. Në vitet e fundit të jetës së tij, Asen Zidarov iu përkushtua pasionit të tij për fotografinë, duke krijuar pamje ekspresive të përditshmërisë sonë.
E gjithë jeta profesionale e Asen Zidarovit kaloi në Radio Bullgarinë dhe ai e konsideroi këtë si një privilegj:
“Kam punuar 39 vite në Redaksinë e Gjuhës Franceze, ishte shumë emocionuese dhe kam kujtime të mrekullueshme. Përveçse isha përkthyes-folës, bëra edhe disa qindra intervista. Unë isha drejtues i programit tim të autorit, i cili quhej "Sofia - dashuria ime" dhe pëlqehej shumë nga dëgjuesit tanë nga Franca dhe Belgjika", - na tha para disa kohësh Asen Zidarov.
U prehtë në paqe!
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “O moj rini e shkretë“ nga Desi Dobreva. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:37 - Lajme 11:27 - Kënga e ditës
Pikërisht një muaj pasi Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) kremtoi solemnisht 90-vjetorin e saj, historia vazhdon dialogun me ne, autorët e saj. Ekspozita "90 vjet Radio Kombëtare Bullgare - Radio e gjeneratave të bullgarëve" u hap me një..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Vrapo, o njeri i vetmuar“ nga Georgi Hristov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:50 - Lajme 14:51- Kënga e ditës
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 17 mars 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Do ta mbyllim programin tonë me një kujtim muzikor për të..