Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Me verore bullgare nëpër botë

Verore të bardha, të bardha dhe të kuqe...

Foto: Facebook/ Shkolla bullgare në Milano

Fëmijë, prindër dhe mësues nga shkollat ​​bullgare anembanë botës morën pjesë në punishten e veroreve për të përdredhur fijet e bardha dhe të kuqe duke uruar për shëndet, fat dhe... Pranverën. Çdo vit më 1 mars, bullgarët, pavarësisht se ku ndodhemi, ndjekim një traditë shekullore të vendosim në kyçin e dorës ose xhaketën e të afërmve dhe miqve këtë simbolshumëngjyrësh të fillimit të ri.

Me shumë humor, entuziazëm dhe imagjinatë, fëmijët e shkollës bullgare në Milano krijuan personazhet tradicionale të veroreve të quajtur “Pizho dhe Penda” dhe shumë hajmali të tjera të bukura për shëndet, duke i treguar njëri-tjetrit legjendën e mrekullueshme të verores. Përsëri ndërthurëm fijet e bardha dhe të kuqe në një fije - filli i dashurisë. Ne u mbushëm përsëri me verore - për shëndet dhe fat”, ka shkruar në Facebook Gergana Hristova, themeluese e shkollës së parë bullgare në Milano.

Foto: Facebook/ Shkolla bullgare në Milano

Më 26 shkurt në qytetin italian u mbajt një punishte për verore në kuadër të festivalit “Pranvera ballkanike në të bardhë e të kuqe”. Tashmë është bërë traditë me rastin e 1 Marsit që komunitetet e bullgarëve, rumunëve dhe moldaveve në qytetin italian të festojnë së bashku Pranverën, duke i dhuruar njëri-tjetrit verore.

Edhe nxënësit më të vegjël në Shkollën e Parë Bullgare “Vasill Levski” në Las Vegas, SHBA, me ndihmën e prindërve të tyre, arritën të krijojnë verore sipas modelit dhe me padurim pritën Gjyshe Martën.

Foto: Facebook/ Shkolla e Parë Bullgare  „Vasill Levski“, Las Vegas

Imazhe të Gjyshe Martës së dashur u krijuan edhe nga bullgarët në Madrid. Aktivitetet e fëmijëve në shkollën e së dielës "Elin Pelin" në kryeqytetin spanjoll u mbështetën nga studentët vizitorë-mësues të ardhshëm nga Universiteti i qytetit bullgar Veliko Tërnovo "Shën Kirill dhe Shën Metodij", të cilët mbërritën posaçërisht për t'i ndihmuar në mësimet e tyre në gjuhën bullgare dhe histori.

Foto: Facebook/ Shkolla e së dielës „Elin Pelin“, Madrid

Për të dytin vit, fëmijët e shkollës bullgare në Krakov të Polonisë bëjnë vetë verore. “Përveç fëmijëve tanë, erdhën edhe nxënësit e ardhshëm, si dhe një familje polake që bëriverore me ne. Gëzuar festën e Gjyshe Martës!” – u lëvduan nga shkolla me një postim në faqen e tyre në FB.

Foto: Facebook/ Shkolla bullgare në Krakov

Ja dhe bukuritë e bëra nga bullgarët nga shkolla e së dielës "Vasill Levski" në Benidorm, Albir, Alfaz del Pi, Spanjë:

Foto: Facebook/ Shkolla e së dielës „Vasill Levski“ Benidorm, Albir, Alfaz del Pi, Spanjë

Bukuria e Bullgarisë sonë të vogël tashmë është këtu mes neshnë Nju Jork. Ëndrra ime për një tryezë të mbushur me verore tani u bë një realitet. Besoj se së bashku do të vazhdojmë ta ruajmë këtë traditë tonën, do t'ua përcjellim fëmijëve, nipërve dhe mbesave! Ju uroj shumë shëndet, lumturi dhe dashuri!”, ka shkruar një bullgare nga Nju Jorku, e cila i kushtoi kohën dhe zemrën e saj përgatitjes së veroreve. Ajo quhet Vanja dhe tashmë ka arritur të kënaqë shumë nga bashkatdhetarët tanë përtej oqeanit me krijimet e bëra nga duart e saj përmes "makinës udhëtuese me verore".

Foto: Facebook/ Hands of Love created by Vanya

“Gëzuar festën e Gjyshe Martës” është urimiqë ibëjmë gjithmonë njëri-tjetritnë 1 marsnë Bullgari. “Të jeni si veroretbardhë e kuq – gëzuar dhe shëndetshëm gjatë gjithë vitit! - uron Diana Gllasnova nga Kroacia - Ky është një zakon bullgar, nga i cili buron një frymë shprese, dashurie dhe tradite. Veroret janë një simbol i dëshirave për shëndet të mirë, forcë dhe një jetë të gjatë të lumtur. E bardha simbolizon pastërtinë, pafajësinë, lumturinë dhe bukurinë, ndërsa e kuqja - vitalitetin, shëndetin, dashurinë dhe fitoren."

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD