Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Daniella Mihajlloviç: Isha e ndaluar sepse dikush nuk dëshiron të dijë për problemet në Bosilegrad

Aleksandër Vuçiç në Bosilegrad më 11 mars
Foto: Facebook / Julijana Damnjanovic

Vizita e parë e kreut të shtetit serb Aleksandër Vuçiç në Bosilegrad dhe rajon që prej 97 vitesh, me të cilën ai filloi një program ambicioz për zgjidhjen e problemeve në vend, u bë shkak për arrestimin e dy shtetasve me origjinë bullgare. Rasti shkaktoi një reagim të gjerë në vendin tonë dhe Ministria e Punëve të Jashtme bullgare kërkoi shpjegim nga ambasadori serb për arsyet e arrestimit, që “shkaktoi një reagim negativ në Bullgari”.

Mediat serbe informojnë për ndalimin e bullgarëve gjatë vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiç në Bosilegrad më 11 mars

“Si një njeri i lindur dhe i rritur në Bosilegrad, desha t’i them presidentit Vuçiç se ka shumë probleme në qytet. Natyrisht, dëshira jonë për ta përqendruar vëmendjen e tij në problemet e Bosilegradit e pengoi dikë - theksoi Daniella Mihajlloviç, një nga të arrestuarit para vizitës së shkurtër të Vuçiçit në qytetin e saj. Nëna e re shpjegoi për Radio Bullgarinë: - Fakti që presidenti zgjodhi të mbërrijë me helikopter tregon se ai ndoshta e di që rrugët për në Bosilegrad nuk janë në gjendje të mirë. Po të kishte përdorur makinë, do të mësonte në çfarë gjendje janë rrugët deri në qytet. Na arrestuan me një lajmërim të dikujt se me pankartat tona shqetësuam rendin publik dhe personalisht atë. Në to shkruhej se duam dorëheqjen e kryetarit të bashkisë Vlladimir Zahariev, vuajmë nga varfëria dhe jemi të uritur.”

Në një letër të hapur drejtuar Avokatit të Popullit dhe ministrive të ndryshme, që mbeti pa përgjigje, banorët e Bosilegradit shkruan edhe për problemet mjedisore të zonës që nuk zgjidhen prej vitesh, të shkaktuara nga funksionimi i minierës “Karamanica” pranë qytetit dhe minierës në malin Bjasna Kobilla.

Daniella Mihajlloviç

“Puna e minierës në mal çon në shembjen dhe shkatërrimin e tij. Njerëzit atje nuk ndihen të sigurt, sepse nuk e dinë se ku do të jetë shembja e radhës – shpjegon Daniella. - Gjashtë kratere të mëdhenj tashmë u formuan në mal. Lumenjtë pranë minierave janë të ndotur dhe kjo është e dukshme, pasi uji rrjedh herë gri, herë i bardhë. Edhe pse ky ujë është i nevojshëm si të vaditen tokat, ashtu edhe për kafshët. Njëra nga minierat pushoi së punuari, por nuk e dimë se sa kjo e përmirësoi ekologjinë e zonës, sepse analizat bëhen nga një kompani private nga Novi Sadi, të dhënave të së cilës personalisht unë nuk u besoj.”

Institucionet janë në dijeni edhe për një problem tjetër në një nga fshatrat e komunës, duket qartë nga letra dhe nga fjalët e Daniellës:

“Në fshatin Glozhie që nga viti 2015 janë të regjistruar 15 zjarre të shtëpive, veturave dhe çdo pasurie tjetër. Megjithatë, autorët e tyre nuk dihen ende. Policia thotë për vendet ku ka rrymë se shkak është qarku i shkurtër, ndërsa për vendet ku nuk ka energji elektrike, se nuk e dinë. Është nga të paktët fshatra të zonës ku ka ende të rinj. Ata kanë frikë të kalojnë natën në shtëpitë e tyre sepse nuk e dinë se cilës shtëpi do t’i vihet zjarri më pas.”

Banorët e zonës ankohen edhe për infrastrukturën e keqe, e cila pothuajse nuk ekziston në disa fshatra. Kjo përbën një rrezik real për shëndetin dhe sigurinë e njerëzve në to dhe çon në raste absurde ku për një vdekje në ndonjë prej fshatrave kuptohet aksidentalisht, ndonjëherë muaj më vonë.

Nga Daniella Mihajlloviç mësojmë se njerëzit nuk ndjejnë mbështetje për zgjidhjen e problemeve nga kryetari i komunës së Bosilegradit, Vlladimir Zahariev. Kjo është ndoshta arsyeja pse ata kërkojnë dorëheqjen e tij.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Bullgarisë kërkoi shpjegim për arrestimet e shtetasve me vetëdije bullgare në fqinjin ynë perëndimor. Në një bisedë telefonike me ambasadorin e Serbisë në vendin tonë, Zellko Joviç, drejtoresha e përgjithshme e “Çështjeve Evropiane” në departament, Sllavena Gergova, theksoi se respektimi i të drejtave të njeriut dhe në veçanti sigurimi i mundësisë për lirinë e shprehjes janë kushte kyçe në procesin e integrimit evropian të Serbisë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / Julijana Damnjanovic, BGNES, Daniella Mihajlloviç


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD
Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD