Anija e parë e lundrimit në Danub për sezonin turistik u ankorua më 20 mars në portin e Vidinit.
Afro 150 turistë amerikanë dhe japonezë po udhëtojnë në bordin luksoz "Viking Lif", të cilët vizituan për herë të parë shkëmbinjtë unik të Bellogradçikut dhe kalanë "Kaleto".
Më pas janë kthyer për të parë kalanë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) në Vidin.
Gjatë sezonit të ri turistik, në portin e Vidinit pritet të ankorohen 294 anije turistike me mbi 36 mijë turistë të huaj. Tradicionalisht, sezoni fillon më 20 mars, dhe këtë vit do të zgjasë më shumë - deri më 27 dhjetor, kur është planifikuar anija e fundit e lundrimit që lundron në Danub. Muajt më të ngarkuar janë maji, qershori, korriku, gushti dhe shtatori, kur ankorohen 40 deri në 45 anije çdo muaj.
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..