Komisioni Evropian njoftoi se po fillon një projekt pilot me Bullgarinë për të ndaluar ardhjen e paligjshme të emigrantëve dhe për të përmirësuar sigurinë kufitare. Sofja pritet të zbatojë masat për vlerësimin e përshpejtuar të kërkesave për azil dhe kthimin e migrantëve të refuzuar.
Agjencia e BE-së për Azilin, Evropol dhe Frontex do të ofrojnë mbështetje teknike. Projekti bazohet në përvojën e Bullgarisë, duke përfshirë bashkëpunimin e saj të shkëlqyer me Serbinë, Turqinë dhe vendet e tjera fqinje, si dhe me agjencitë e BE-së, thuhet në njoftim. Gjithashtu planifikohet një rritje e vëzhgimit përgjatë kufirit bullgaro-turk. Komisioni dhe Bullgaria do të përfundojnë shpejt vlerësimin e financimit të projektit, thuhet në njoftim.
Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se..
Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..
Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe përgatitjen për procedurën. Krijimi i tij u miratua sot nga Këshilli Bashkiak, njoftoi korrespondenti i..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi..
Pretendimet e qytetarëve bullgarë të hetuar për spiunazh në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet me "skalionet më të larta" të pushtetit në Bullgari janë..