Një studim aktual nga Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë tregon se Gjermania ia la vendin e parë Turqisë, si partnerin më të preferuar të biznesit për kompanitë vendase. Pozicionin drejtues aktualisht e zë fqinji ynë jugor Turqia. Megjithatë, diferenca mes dy vendeve është vetëm 1%. Në vendet e tjera renditen Kina, Britania e Madhe, Italia dhe SHBA-ja.
Partneritetet në fusha të tilla si prodhimi dhe tregtia e makinerive dhe pajisjeve, si dhe ushqimi dhe pijet, ndërtim, transport dhe logjistikë, janë të rëndësishme për sipërmarrësit vendas në aspektin ndërkombëtar.
Vendi i parë i Turqisë në renditje është për shkak të rritjes së tregtisë dypalëshe. Sipas të dhënave të kompanive të anketuara, deri në tetor 2022, eksporti i mallrave bullgare në Turqi është rritur me 34%, ndërsa importi është rritur me 62%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
70 % e sipërmarrësve bullgarë të intervistuar shprehen se përkeqësimi i situatës gjeopolitike përgjatë kufirit të Evropës Lindore ka ndikuar në aktivitetet e tyre. 28% thonë se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës nuk ka ndikuar në aktivitetet e tyre.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Çmimi i gazit natyror duhet të ulet me 15% nga 1 qershori. Këtë propozim ia ka dorëzuar Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit drejtoresha ekzekutive e Bulgargaz, Denica Zllateva. Fillimisht, më 11 maj, u diskutua që ulja të ishte 11%. Në..
Një nga kompanitë më të mëdha jordaneze në industrinë e minierave është e interesuar për një partneritet në këtë sektor në Bullgari. Kryetari i Bordit të Drejtorëve të kompanisë dhe ish-zëvendëskryeministri i vendit, Mohammad Thneibat, na vizitoi..
Qyteti i Sofjes është lider në vend për sa i përket pagës mesatare mujore bruto, e cila është 2603 leva /1,330.89 euro/. Pas saj, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, të cituara nga BNR Varna, për tremujorin e parë 2023, renditen..
Çmimi i gazit natyror duhet të ulet me 15% nga 1 qershori. Këtë propozim ia ka dorëzuar Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit drejtoresha..