Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të kërkojë ndryshimin e rregullores për importin e grurit nga Ukraina

Ministri i bujqësisë në detyrë Javor Geçev
Foto: BGNES

Bullgaria, së bashku me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, do t'i dërgojnë një letër Komisionit Evropian duke kërkuar ndryshime në rregulloren evropiane në lidhje me importin pa taksa të mallrave me origjinë bujqësore nga Ukraina. Kjo u bë e qartë pas takimit të sotëm të presidentit Rumen Radev me përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave. Në bisedime morën pjesë edhe ministrat e bujqësisë dhe të ekonomisë në detyrë. Protestat e prodhuesve të drithërave vazhdojnë edhe më 31 mars. Sipas llogaritjeve të tyre, humbjet e tyre aktualisht janë rreth 50 milionë euro. 16 milionë euro është ndihma e premtuar evropiane.

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Reagime të mprehta kundër shpalljes së mundshme të tokave shtetërore për shitje

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, u shpreh kundër shitjes së mundshme të tokës bujqësore nga Fondi Shtetëror i Tokës. Ai theksoi se deri më tani nuk janë bërë diskutime me GERB-in nga ana e partnerëve të tyre në udhëheqje PP-DB për këtë çështje. Borisov..

botuar më 23-11-29 5.20.MD
Grigori Grigorov

Një program europian mbështet aksesin masiv të bullgarëve në 5G

Deri në fund të vitit 2025, 80% e popullsisë do të kenë akses në lidhjen 5G, tha zëvendësministri i transportit dhe lidhjeve Grigori Grigorov. Duke hapur një ditë informacioni për konkursin “Mekanizma për lidhjen e Evropës për projektin 5G, ai u bëri..

botuar më 23-11-29 4.01.MD

90% e trafikimit të paligjshëm të emigrantëve në Bullgari kryhet nga të huajt

Nga fillimi i vitit 2023 janë nisur 1277 procedime paraprake për trafikim njerëzish, njoftoi ministri i brendshëm Kalin Stojanov në një forum në Bruksel. Kjo është 60% më shumë për të njëjtën periudhë të vitit 2022. Më shumë se 90% e personave në rrjetet..

botuar më 23-11-29 3.18.MD