Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të kërkojë ndryshimin e rregullores për importin e grurit nga Ukraina

Ministri i bujqësisë në detyrë Javor Geçev
Foto: BGNES

Bullgaria, së bashku me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, do t'i dërgojnë një letër Komisionit Evropian duke kërkuar ndryshime në rregulloren evropiane në lidhje me importin pa taksa të mallrave me origjinë bujqësore nga Ukraina. Kjo u bë e qartë pas takimit të sotëm të presidentit Rumen Radev me përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave. Në bisedime morën pjesë edhe ministrat e bujqësisë dhe të ekonomisë në detyrë. Protestat e prodhuesve të drithërave vazhdojnë edhe më 31 mars. Sipas llogaritjeve të tyre, humbjet e tyre aktualisht janë rreth 50 milionë euro. 16 milionë euro është ndihma e premtuar evropiane.

Më shumë nga rubrika

Iliana Ivanova dhe Nikollaj Denkov

Bullgaria mund të humbasë qindra miliona nga BE-ja sipas planit të dekarbonizimit

Vonesa e ligjeve për drejtësinë dhe energjinë sipas Planit për Rimëkëmbjen, Qëndrueshmërinë dhe një kalim të drejtë drejt dekarbonizimit kërcënon Bullgarinë të humbasë 700 milionë euro, tha kryeministri Nikollaj Denkov. Plani për zhvillimin e..

botuar më 23-09-28 1.47.MD

Punëtorët në kompleksin më të madh energjetik bullgar po protestojnë

Minatorët, energjetikët dhe përfaqësuesit e sindikatave në Termocentralin “Marica Linde 2” dhe “Mini Marica Lindje” refuzuan të bisedojnë me zv/ministrin e energjetikës mbi Planin Territorial të Stara Zagorës. Ata kërkuan që plani të diskutohet edhe..

botuar më 23-09-28 12.19.MD
Bojko Borisov

Një komision parlamentar do të kontrollojë paratë evropiane për tranzicionin energjetik

Nënkomisioni për kontrollin e fondeve evropiane do të bëhet komision, tha në parlament lideri i GERB Bojko Borisov. Së bashku me Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), kërkojnë që komisioni i ardhshëm parlamentar të shqyrtojë gjithçka që lidhet..

botuar më 23-09-28 11.41.PD