Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ditë për reflektim, jo për shaka

Foto: BGNES

1 prilli në Bullgari është një ditë pa agjitacion politik përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mesazhet e fushatës janë të ndaluara si në ditën e reflektimit ashtu edhe në ditën e vetë votimit, dhe autoriteti vendor ka të drejtë të ndalojë shitjen e alkoolit në territorin e bashkisë përkatëse.

Kështu, çdo qytetar bullgar ka 24 orë për të perceptuar atë që ka dëgjuar gjatë fushatës politike dhe për të vendosur me qetësi se cilën nga 15 partitë dhe 7 koalicionet e regjistruara të mbështesë me votën e tij.

Fakti që 7 deri në 14 për qind e votuesve do të vendosin në minutën e fundit se kë do të mbështesin i jep rëndësi shtesë orëve të reflektimit. Sipas sociologëve, përqindja e të ashtuquajturve “votuesit spontanë” është mjaft i madh për të ndryshuar rezultatet e sondazheve paraprake të opinionit publik. Dhe kur flasim për një pjesëmarrje të ulët të pritshme në votime prej rreth 40 për qind dhe mbështetje pothuajse të barabartë për dy partitë e para vendimi i votuesve të lëkundur mund të anojë ndjeshëm peshoren, me gjasë që fituesi i zgjedhjeve të vendoset në minutën e fundit.

Për shumë bullgarë, ky votim i pestë i parakohshëm është shpresa se nyja e ngërçit politik do të zgjidhet dhe se parlamenti i sapozgjedhur do të nxjerrë një qeveri të qëndrueshme që do të merret me zgjidhjen e problemeve të rëndësishme të popullit - inflacioni, siguria, reformat në sektorët e rëndësishëm si drejtësia, shëndetësia etj.

Prandaj, edhe pse është 1 prilli, është e rëndësishme që qytetarët t’i shikojnë seriozisht ofertat politike të kandidatëve dhe të marrin një vendim jo për shaka - të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.

Tekst: Elena Karkalanova

Përgatiti në shqip: Svetlana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vegjël në Southampton shkruan një mendim të Apostullit me shkrimin e tij

Shkolla bullgare në Southampton të Britanisë së Madhe mban emrin e revolucionarit Vasill Levski, i cili iu përkushtua misionit të popullit për çlirimin e Atdheut. Me rastin e festimit të 150-vjetorit nga vdekja e Apostullit të Lirisë, nxënësit u..

botuar më 23-06-06 7.15.PD

Në festën e Shpirtit të Shenjtë shënohet edhe Dita e Bullgarëve në Maqedoni

Bota ortodokse kremton festën e Shpirtit të Shenjtë. Ajo shënohet gjithmonë në ditën pas Rrëshajave. Për bullgarët, Shpirti i Shenjtë është edhe një ditë e zgjimit të kujtesës kombëtare, ditë proteste kundër grabitjes dhe falsifikimit të së..

botuar më 23-06-05 2.07.MD

Iren Veliçkova-Jamami jeton në Japoni, por nuk ndalet së qëndisuri... Bullgarinë

Emri i bullgares Irena Veliçkova-Jamami lidhet më së shumti me kërkimet e saj afatgjata mbi qëndisjen, e cila është përsosur ndër shekuj dhe nga një zanat i përhapur në të kaluarën është kthyer në një art të vlefshëm sot. Dhe duke qenë se sot gjithnjë..

botuar më 23-06-04 1.05.MD