Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi fushata për kandidatë studentët nga komunitetet bullgare jashtë vendit

Foto: BGNES

Më 20 prill fillojnë ekspozitat për kandidatë studentët nga komunitetet bullgare jashtë vendit. Orari i mbajtjes së tyre u publikua në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Takimi i parë online është për kandidatët nga Ukraina. Ora e fillimit është 15:00 me orën lokale në platformën "teams ". Takimi në Moldavi u caktua për 21 Prillin - sërish online.

Në forumet, të cilat do të mbahen online ose personalisht, ekspertët e ministrisë do të shpjegojnë mundësitë për aplikim në institucionet e arsimit të lartë bullgar për ata që jetojnë në Ukrainë, Moldavi, Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Një nga qëllimet kryesore të fushatës informative është promovimi i arsimit të lartë bullgar në mesin e shtetasve të huaj që janë me kombësi bullgare dhe banojnë përgjithmonë në territorin e një vendi tjetër.

Forumet organizohen për aplikantët në bazë të dy dekreteve të Këshillit të Ministrave - për aktivitete arsimore mes bullgarëve jashtë vendit dhe për pranimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut si studentë në universitetet shtetërore të Bullgarisë.

Orarin e plotë të takimeve mund ta shihni në: https://www.mon.bg/bg/news/5277

Më shumë nga rubrika

Kryeprifti Vlladimir Tishçuk

Shën Nikolla Çudibërësi shoqëroi At Vlladimir Tishçukun në shërbesën e tij jashtë vendit

Pak kohë më parë (një muaj para), Kisha Ruse në Sofje, e shenjtëruar si "Shën Nikolla Mirlikijski Çudibërërësi", priti me gëzim eprorin e saj të ri - Kryepriftin Vlladimir Tishçuk. Ashtu si gjyshi dhe babai i tij, ai e ka të trashëguar priftërimin dhe që..

botuar më 23-12-06 7.00.PD

Instituti bullgar INSAIT hyri në Aleancën globale të "Meta" dhe IBM për krijimin e inteligjencës artificiale

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji - INSAIT, në Universitetin e Sofjes, është ndër 50 organizatat në botë që kanë marrë ftesë për të marrë pjesë në Aleancën e parë globale historike për krijimin e..

botuar më 23-12-05 12.31.MD
Foto: Facebook/Petër Vitanov

Prindërit e një në katër fëmijë bullgarë punojnë jashtë vendit

Çdo fëmijë i katërt bullgar rritet pa prindërit e tij sepse ata punojnë jashtë vendit. Të dhënat shqetësuese i prezantoi eurodeputeti Petër Vitanov gjatë pjesëmarrjes në konferencën “Pasojat sociale të mobilitetit evropian – fëmijët e lënë në shtëpi”...

botuar më 23-12-05 7.30.PD