GloBalKan është një projekt xhaz-etno që ndërthur ritmet popullore me meloditë e xhazit, kompozimet dhe aranzhimet e autorit, që karakterizojnë paletën muzikore nga pjesë të ndryshme të Ballkanit. Formacioni u krijua në vitin 2018 nga Nedjallko Nedjallkov - një nga interpretuesit tanë më të shquar të fyellit, i cili ftoi Stojan Jankullov-Stunxhi /bateri/, Petër Millanov /kitarë/ dhe Vlladimir Kërparov /saksofon/ t'i bashkohen. Një vit më vonë ata regjistruan albumin e tyre debutues "Rrota e mrekullueshme" /"WonderWheel"/ me vokalin e Bogdana Petrovës, Stoimenka Nedjallkovës dhe Marta Mavroidi nga Greqia. Në album janë përfshirë këngë popullore bullgare të aranzhuara nga muzikantët e GloBalKan dhe kompozime të tyre instrumentale. Ka edhe surpriza, si një këngë popullore greke dhe “Libertango” të Astor Piazzolla-s, por në një version të GloBalKan.
“Ideja e GloBalKan është që të ftojë muzikantë nga Ballkani dhe nga e gjithë bota – njerëz që mund të përshtaten me konceptin dhe stilin tonë të të luajturit” – thotë Nedjallko Nedjallkov. Për emrin e formacionit, i cili na çon në ruajtjen e traditave bullgare dhe përkthimin e tyre në një gjuhë të re muzikore, muzikanti shpjegon: “Duke pasur parasysh se sa shpejt po zhvillohet globalizimi në mbarë botën, vendosëm të tregojmë se si ne, si një pjesë e vogël e Ballkanit, përshtatemi në këtë tablo globale”.
Formacioni aktual i GloBalKan përfshin fyelltarin e talentuar Nedjallko Nedjallkov, talentin unik të Stunxhit, së bashku me shoqërimin xhaz të saksofonistit Arnau Garofe dhe meloditë sensuale të kitaristit Pepi Millanov. Një ndërthurje idesh muzikore dhe ritmesh magjike, të cilën mund ta dëgjoni më 9 maj në BeeBopCafé – Plovdiv. Koncerti do të transmetohet drejtpërdrejt në BeebopCafé TV, kështu që mund ta ndiqni virtualisht nga ora 21:00 me orën bullgare.
Para koncertit ju prezantojmë shfaqjen e autorit të Nedjallko Nedjallkovit "Like Salsa" (“Si Salsa”) interpretuar nga GloBalKan nga albumi i tyre "Wonder Wheel".
Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet..
Dy emra yjesh nga dy breza të muzikës bullgare - Ljubo Kirov dhe Mihaella Marinova - po takohen sërish. Së bashku i dëgjuam për herë të parë në vitin 2020 në versione duete në këngën tashmë hit të Ljubo Kirovit "Mundem". Ishte një sukses i tillë..
Muzikantët më të vegjël në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) nga Grupi Vokal i Fëmijëve "Radiodeca" me dirigjente Ilina Todorova - prezantojnë koncertin e tyre tradicional pranveror. Ai i kushtohet 70 vjetorit të kompozitorit Krasimir Miletkov, i cili..
Lili Ivanova është prima e padiskutueshme e muzikës bullgare. Përveç talentit, disiplinës dhe përkushtimit, pas dekadave në krye qëndron edhe..