Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Like Salsa”, por në mënyrë ballkanike

Foto: Facebook/Globalkan

GloBalKan është një projekt xhaz-etno që ndërthur ritmet popullore me meloditë e xhazit, kompozimet dhe aranzhimet e autorit, që karakterizojnë paletën muzikore nga pjesë të ndryshme të Ballkanit. Formacioni u krijua në vitin 2018 nga Nedjallko Nedjallkov - një nga interpretuesit tanë më të shquar të fyellit, i cili ftoi Stojan Jankullov-Stunxhi /bateri/, Petër Millanov /kitarë/ dhe Vlladimir Kërparov  /saksofon/ t'i bashkohen. Një vit më vonë ata regjistruan albumin e tyre debutues "Rrota e mrekullueshme" /"WonderWheel"/ me vokalin e Bogdana Petrovës, Stoimenka Nedjallkovës dhe Marta Mavroidi nga Greqia. Në album janë përfshirë këngë popullore bullgare të aranzhuara nga muzikantët e GloBalKan dhe kompozime të tyre instrumentale. Ka edhe surpriza, si një këngë popullore greke dhe “Libertango” të Astor Piazzolla-s, por në një version të GloBalKan.

“Ideja e GloBalKan është që të ftojë muzikantë nga Ballkani dhe nga e gjithë bota – njerëz që mund të përshtaten me konceptin dhe stilin tonë të të luajturit” – thotë Nedjallko Nedjallkov. Për emrin e formacionit, i cili na çon në ruajtjen e traditave bullgare dhe përkthimin e tyre në një gjuhë të re muzikore, muzikanti shpjegon: “Duke pasur parasysh se sa shpejt po zhvillohet globalizimi në mbarë botën, vendosëm të tregojmë se si ne, si një pjesë e vogël e Ballkanit, përshtatemi në këtë tablo globale”.

Formacioni aktual i GloBalKan përfshin fyelltarin e talentuar Nedjallko Nedjallkov, talentin unik të Stunxhit, së bashku me shoqërimin xhaz të saksofonistit Arnau Garofe dhe meloditë sensuale të kitaristit Pepi Millanov. Një ndërthurje idesh muzikore dhe ritmesh magjike, të cilën mund ta dëgjoni më 9 maj në BeeBopCafé – Plovdiv. Koncerti do të transmetohet drejtpërdrejt në BeebopCafé TV, kështu që mund ta ndiqni virtualisht nga ora 21:00 me orën bullgare.

Para koncertit ju prezantojmë shfaqjen e autorit të Nedjallko Nedjallkovit "Like Salsa" (“Si Salsa”) interpretuar nga GloBalKan nga albumi i tyre "Wonder Wheel".

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola prezantohen në Festivalin "Tingujt e Detit të Zi"

22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..

botuar më 24-06-12 6.10.PD

"Kur të takova" - kitaristi Mirosllav Ivanov me një këngë solo

Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..

botuar më 24-06-11 8.25.PD

"Vera"

Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..

botuar më 24-06-10 10.55.PD