Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë kandidates së forcës së parë politike GERB-SDS Maria Gabriel. “Pres që brenda një jave, sipas Kushtetutës, të prezantoni strukturën dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave”, tha kreu i shtetit.
Nga ana e saj, Maria Gabriel siguroi se do të bëjë gjithçka për të pasur një qeveri të rregullt të qëndrueshme dhe funksionale në kuadër të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor. Propozimi i saj është për një kabinet ekspertësh, të bashkuar rreth prioriteteve të qarta me një qëllim - mirëqenien e bullgarëve dhe autoritetin e vendit tonë.
“Ne do të punojmë për autoritetin e Bullgarisë në Evropë dhe në botë. Ne do të çlirojmë potencialin e vendit tonë. Shpresoj për mbështetje të gjerë për prioritetet e rëndësishme për vendin tonë. Të bashkuar, jemi të aftë të bëjmë gjithçka për shtëpinë tonë të përbashkët, Bullgarinë”, theksoi Maria Gabriel.
Kreu i shtetit u përgjigj se do të ketë shumë pengesa në rrugën e saj drejt formimit të kabinetit dhe shtoi se pas një jave do ta presë me një mandat të përfunduar.
Ndërkohë, u njoftua se Maria Gabriel depozitoi dorëheqjen e saj si Komisionare Evropiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë dhe ajo u pranua nga Ursula von der Leyen. Presidentja e Komisionit Evropian shprehu besimin se përvoja e komisioneres së deritanishme evropiane do të jetë e dobishme për Bullgarinë.
Rrotullimi i parë i ruletit për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor ndodh në sfondin e furtunës në Prokurori dhe akuzave të ndërsjella midis prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev dhe zëvendësit të tij Borisllav Sarafov.
Shikoni më shumë:
Përpilues: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..
Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shtoi se në diskutimet në Uashington në kuadrin e samitit me..
Kërkimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetja e Bullgarisë ishin temat e diskutuara në takimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev në kuadër të samitit të NATO-s në Uashington, raporton BGNES...
Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord...