Shkolla bullgare në Southampton të Britanisë së Madhe mban emrin e revolucionarit Vasill Levski, i cili iu përkushtua misionit të popullit për çlirimin e Atdheut. Me rastin e festimit të 150-vjetorit nga vdekja e Apostullit të Lirisë, nxënësit u njohën me fakte jo shumë të njohura nga jeta e tij, ndanë nëpërmjet krijimtarisë emocionet dhe mendimet e tyre dhe shkruan fjalët e tij që nuk kanë vdekur edhe sot: Nëse fitoj unë, fiton i gjithë populli - nëse humbas, humbas vetëm veten time!"
Si mbrojtës i shkollës sonë, imazhi i Vasill Levskit është prezent gjatë gjithë vitit në organizimet tona, thotë drejtoresha Teodora Ivanova. Për të parë nga një sy tjetër – “të huaj” veprën e këtij heroi bullgar, nxënësit marrin pjesë në një orë mësimi kushtuar librit “Apostulli i Lirisë” të shkrimtares britanike Mercia McDermott. “Ata e kuptuan se jo vetëm ne, bullgarët, e shohim Apostullin si hero, por edhe njerëz nga vende të tjera që kanë vizituar Bullgarinë dhe kanë mësuar për jetën e tij, u ka bërë përshtypje dhe më pas kanë shkruar fjalë të mëdha për të”, shton drejtoresha.
Dhe duke qenë se shkolla e kthen çdo festë apo përvjetor bullgar në një rast të veçantë që fëmijët të thellojnë njohuritë e tyre për heroin më të nderuar bullgar, ata krijojnë një ide të tyren për personalitetin dhe cilësitë e tij, të cilat do të donin t’i kishin edhe ata.
“Fëmijët e vegjël mësojnë për Levskin përmes përrallave dhe legjendave dhe në mendjet e tyre formohet imazhi i një heroi shumë të guximshëm – thotë Teodora Ivanova. - Më pas, kur njihen me jetën e tij në historinë e Bullgarisë, del se ky imazh i ndërtuar fillimisht në mëndjet e tyre është absolutisht real. Por gjëja më interesante është se me kalimin e viteve ai është përmirësuar. Kështu, fëmijëve më të mëdhenj u bën përshtypje vetëflijimi për vendin e tij, si dhe idealet dhe fjalët e tij. Ndërsa sipas njërit prej nxënësve tanë Levski erdhi nga parajsa - ndoshta për shkak të mirësisë që ai rrezatonte dhe shfaqte përmes veprave të tij."
Bullgarët nga Southampton iu përgjigjën me gëzim iniciativës së Radio Bullgarisë "Për Levski" me rastin e 150 vjetorit nga vdekja e Apostullit, dhe na dërguan foto dhe video nga orët e tyre mësimore të lidhura me heroin bullgar - shikoni:
“Duke ardhur tek ne, fëmijët nuk mësojnë vetëm gjuhën – thotë drejtoresha. - Ata krijojnë miqësi, njohin mënyrën e jetesës dhe kulturën e popullit bullgar.
Fatkeqësisht, gjithnjë e më shpesh në shkollë vijnë fëmijë të cilët kanë vështirësi të flasin në gjuhën e tyre amtare.
“Shumica e fëmijëve që vijnë tek ne kanë lindur në Britaninë e Madhe – shton Teodora Ivanova. - Ata kalojnë pjesën më të madhe të kohës në një shkollë angleze, ku krijojnë miqësi dhe komunikojnë kryesisht në anglisht. Sigurisht, prindërit përpiqen të ruajnë gjuhën bullgare në familje - ata flasin, u lexojnë fëmijëve libra në bullgarisht. Ne vetë kemi një iniciativë që fëmijët të shkëmbejnë librat që janë blerë nga shkolla, për t'i stimuluar në këtë drejtim. Me kalimin e kohës ata e përmirësojnë pak gjuhën, por fatkeqësisht mjedisi që i rrethon mbizotëron dhe theksi anglez ndihet në të folurën e tyre.”
Një fakt interesant, sipas Teodora Ivanovës, është përfshirja e prindërve. Përveç organizimit të pazareve dhe aktiviteteve të ndryshme, ata janë gjithmonë të gatshëm të vijnë në ndihmë për ta bërë shkollën një vend tërheqës për fëmijët. “Ne jemi lojtarë të së njëjtës sluadër dhe kjo është shumë pozitive për zhvillimin e të gjithë komunitetit bullgar në qytet”, thekson drejtoresha.
Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip: Kostandina BelloFoto: Shkolla bullgare në Southampton
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..