BSP paraqiti një projektvendim në Kuvendin Popullor për heqjen e imunitetit të liderit të GERB Bojko Borisov. Këtë e njoftoi kryetarja e kësaj partie, Kornelija Ninova. Socialistët u përpoqën të njiheshin me dokumentet e paraqitura nga prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev si arsye për të kërkuar imunitetin e ish-kryeministrit Borisov. Doli se rregullat janë të komplikuara dhe kërkohet një leje me shkrim nga kryetari i Kuvendit Popullor, megjithëse dokumentet nuk janë të klasifikuara. Sipas Ninova, qëllimi i veprimeve të BSP-së është t’i japë Borisovit mundësinë për të provuar pretendimet e tij se ai është i pafajshëm në hetimin e pastrimit të parave të njohur si “Barcelonagate”.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..