Afro 4000 interpretues nga të gjitha rajonet folklorike të Bullgarisë do të marrin pjesë në Tubimin Kombëtar të Krijimtarisë Popullore dhe Blegtorisë “Rozhen-2023”, që do të mbahet nga 14 deri më 16 korrik. Këtë vit, në programin konkurues të takimit do të performojnë edhe ansamble folklorike ukrainase nga Bollgradi dhe fshati Kriniçne, në rajonin e Odesës, njofton Bashkia e Smoljanit, e cila është organizatore e eventit.
Gjithsej 160 grupe muzikore të ndryshme, 195 interpretues individualë, 90 ansamble vallëzimi dhe 20 grupe përfaqësuese të traditave popullore do të performojnë në 4 skena në kuadër të programit, njofton Fondacioni “Trashëgimia e së ardhmes”.
Ansamblet ukrainase do të prezantojnë Qendrën për Kulturë dhe Relaks të Bollgradit dhe Shtëpinë e Kulturës në fshatin Kriniçne. Disa nga interpretuesit e Besarabisë që ruajnë folklorin bullgar kanë marrë pjesë gjithashtu edhe në edicionin e mëparshëm të Tubimit në Rozhen. Kujtojmë se në rajonin e Odesës jeton një grup kompakt bullgarësh të Besarabisë, të cilët nuk e kanë humbur vetëdijen bullgare dhe lidhjen me atdheun e vjetër. Këngët enigmatike bullgare "Doli Delo Kacak", "I bukur je, o pylli im", "Vahë Kalina" dhe të tjera do të interpretohen nga pjesëmarrësit nga Ukraina në livadhet e Rozhenit. Bullgarët e Besarabsë do të marrin pjesë edhe në Vallen e madhe, që do të zhvillohet në orën 12 çdo ditë.
Dhe një tjetër moment i rëndësishëm nga programi i Tubimit Kombëtar të Krijimtarisë Popullore dhe Blegtorisë "Rozhen" 2023. Më 13 korrik, një ditë para hapjes zyrtare, në livadhet e Rozhenit do të hapet monumenti i parë i flamurit bullgar - shtylla "Rozhen".
Mbi 400 rindërtues, artistë, këngëtarë, muzikantë dhe kaskador do të marrin pjesë në një shfaqje spektakolare me rikrijime historike në rrëzë të monumentit. Ceremonia solemne e ngritjes së flamurit kombëtar të Republikës së Bullgarisë në lartësinë 111 metra dhe hapja e shtyllës “Rozhen” do të bëhet në orën 21:00. Pas kësaj, të pranishmit do të luajnë një valle madhështore. Festa do të vazhdojë me shumë surpriza të tjera nga organizatorët dhe do të përfundojë me një shfaqje zjarri, njofton Fondacioni “Trashëgimia e së Ardhmes”, që është edhe iniciator i projektit.
Tradita e livadheve në Qafën e maleve Rodope për të paraqitur kulturën tradicionale bullgare - muzikën, zakonet, ritet, folklorin, vallet, veshjet dhe kostumet popullore, së bashku me jetesën tradicionale bullgare tashmë ka një histori 125-vjeçare.
“Pak ngjarje në Bullgari mund të mburren me një përvjetor të tillë. Ne po vazhdojmë një traditë, duke ndërtuar mbi të dhe duke bërë gjithçka që është e mundur që vizitorët të marrin vërtet me vete një pjesë të kësaj magjie të quajtur Rozhen”, thotë kryetari i fondacionit, Simeon Karakolev.
Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: rozhen.bg
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..
"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..