Pikërisht pas një muaji, më 29 tetor, bullgarët do të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë për katër vitet e ardhshme. Janë 30 ditë në të cilat kandidatët duhet t’i paraqesin qytetarët idetë e tyre për zhvillimin e vendbanimeve, duke qenë të lirë ta bëjë këtë me gojë dhe me shkrim, në takime parazgjedhore, si dhe përmes ofruesve të shërbimeve mediatike.Ligji garanton gjithashtu akses të barabartë në burimet e informacionit që u nevojiten për qëllimet e fushatës zgjedhore. Fushata zhvillohet vetëm në gjuhën bullgare dhe përfundon në mesnatën e 27 tetorit 2023.
Të drejtë vote kanë pak më shumë se 6 milionë e 48 mijë votues. Ashtu si edhe në zgjedhjet parlamentare, në seksionet me mbi 300 zgjedhës, përveç fletëve të votimit në letër, votimi do të bëhet edhe me makineri.Për votat e qytetarëve do të konkurrojnë përfaqësues të 58 partive dhe 9 koalicioneve. Shumë interes ngjall “beteja” për qytetet e mëdha dhe veçanërisht për kryeqytetin, ku përfshihen 21 kandidatë për kryetar bashkie – shumica prej tyre nuk janë politikanë profesionistë, vijnë nga biznesi, qarqet muzikore, media dhe sektori joqeveritar.Nëse njerëzit do të zgjedhin një kandidat jo standard, siç janë propozimet e bëra nga partitë kryesore ose një figurë partiake, që është zgjedhja e preferuar e formacioneve më të vogla, do të shohim pas një muaji.Një gjë është e sigurt - qyteti më i madh në Bullgari do të ketë një kryetar të ri, pasi kryetari i mëparshëm, i cili ishte në krye të Sofjes që nga viti 2009, po largohet nga loja.
Sa të suksesshëm janë kandidatët civilë në vendin tonë, si alternativë të kandidatëve partiakë?
“Shumë njerëz që kujdesen për emrin e tyre më tepër qëndrojnë larg politikës, pasi nuk duan të vendosen në një mjedis kaq të papastër – shpjegoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Anton Simeonov, kryetar i organizatës joqeveritare “Ekspertët bullgarë për zhvillimin rajonal”, dhe kujton se në jetën e tyre të përditshme njerëzit janë të emocionuar nga shumë gjëra më të parëndësishme në sfondin e ambicieve politike. – Në vendbanimet e vogla gjërat janë edhe më të vështira, sepse atje njerëzit njihen, “feudalizmi” është me përmasa më të mëdha, dhe votën e përcaktojnë kryesisht pakicat. Ne kemi folur me njerëz që na tregojnë se si votuan për këdo që paguante faturat në dyqanin lokal.”
Zgjedhjet lokale janë një tregues serioz i ndikimit të partive politike në rajone dhe ofrojnë një mundësi për të forcuar pozitat për votimin e ardhshëm parlamentar. Është gjithashtu me interes pyetja, nëse një humbje më serioze e pozitave të partive kryesore në disa rajone do të ndikojë në punën e ardhshme të qeverisë së koalicionit?Sipas disa analistëve, ka tension dhe sigurisht që zgjedhjet do të reflektojnë edhe në pushtetin kombëtar. Megjithatë, të tjerë besojnë se Këshilli i Ministrave dhe mazhoranca do të qëndrojnë të bashkuar, pavarësisht nga rezultatet e votimit vendor.
“Ne kemi një qeveri mjaft të brishtë. Të ashtuquajturat partnerëtë koalicionit shpesh sulmojnë propozimet e partnerëve të tyre. Megjithatë, asnjëra nga palët nuk do të jetë e kënaqur nëse do të pësojë një humbje serioze, pasi një qytet i madh është një burim mjaft i madh që do t’u sigurojë atyre pozitën dhe mundësitë që u nevojiten për zgjedhjet e ardhshme”, komentoi Anton Simeonov.
Interesi i dobët për zgjedhjet parlamentare, të cilin e pamë gjatë 4 votimeve të fundit të parakohshme (rreth 40%), vështirë se do të përsëritet në zgjedhjet lokale, shton analisti.
“Në nivel lokal presim një aktivitet shumë më të madh, i cili ka shpjegimin e vet. Është e lidhur me faktin se listat janë të gjata, kandidatët në to janë pjesërisht të njohur për votuesit dhe kjo normalisht i motivon. Ata do të votojnë për fqinjin, të afërmin, shokun dhe dikë që e njohin në qytet.”
12 837 janë makinat me të cilat do të votojmë ditën e zgjedhjeve, tha kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve KamelijaNejkova në një seancë dëgjimore në Kuvendin Popullor. Ministri i punëve të brendshme, Kalin Stojanov, njoftoi se MPB-ja tashmë është duke punuar në mbledhjen e të dhënave për grupe të veçanta që mund të kryejnë krime lidhur me të drejtën e qytetarëve për të votuar. Po punohet edhe për një aplikacion që do të kufizojë blerjen e votave dhe shkeljet e tjera zgjedhore.Kryeministri NikollajDenkov apeloi qytetarët që të jenë aktivë në raportimin e shkeljeve gjatë fushatës zgjedhore dhe në ditën e votimit, në mënyrë që parregullsitë të kufizohen në minimum.
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..