Situata parazgjedhore ka bërë që GERB dhe Lëvizja për të Drejta dhe Liri /DPS/ të shpikin “lajme të rreme me manipulimet e makinerive të votimit”.Kështu u shpreh në një konferencë bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike”, Gjen.Atanas Atanasov në lidhje me informacionin e shpallur më parë për kodin e eksportuar.
“Gjithçka nis nga ndonjë raport mitik i Agjencisë Ndërkombëtare për Sigurinë Kombëtare, i cili është firmosur nga nënkryetari i Agjencisë në fjalë. Në një situatë më të qetë pas zgjedhjeve do të duhet të vendosim përmes kontrollit parlamentar se çfarë përmban ky raport dhe pse është firmosur nga nënkryetari”, tha Atanasov. Ai deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve /KQZ-ja/ duhet të vendosë nëse do të ketë apo jo votim me makinë. Sipas bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike /PP-DB/, Kirill Petkov, PP-DB nuk kanë frikë nga votimi me letër, por është e rëndësishme që bullgarët të dalin të votojnë dhe të mos i nënshtrohen manipulimeve.Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..