Një kandidat për kryetar bashkie të Kjustendilit nuk mund të votojë për veten e tij sepse është i regjistruar në një adresë aktuale jashtë vendit, thanë për BNR nga administrata e bashkisë.
Ministri i Financave Asen Vasilev nuk votoi në zgjedhjet lokale në qytetin e tij të lindjes, Haskovo. Arsyeja – ai është fshirë nga listat zgjedhore, pasi nuk i plotëson kushtet për 6 muaj qëndrim. Sipas të dhënave të regjistrit nga viti 2000, Vasilev e ka regjistrimin e adresës në SHBA.
Në gjashtë fshatra të Bashkisë së Ballçikut ka nga një kandidat për kryetar bashkie - Bobovec, Droplla, Strazhica, Kremena, Ljahovo, Cariçino. Edhe pa konkurrencë, në këto vendbanime është i mundshëm zhvillimi i raundit të dytë, komentoi zëdhënësja e Komisionit Zgjedhor Bashkiak në Ballçik, Ilijana Ilieva, kur shumica e votuesve kanë shënuar "Unë nuk përkrah askënd". Nëse një rezultat i tillë arrihet në raundin e dytë, caktohen zgjedhje të reja.
Persona të organizuar nga një forcë e caktuar politike në Bashkinë e Dragomanit kanë vëzhguar nga makinat e tyre hyrje-daljet në disa nga seksionet, duke shqetësuar votuesit dhe duke ngritur dyshime për një votim të kontrolluar. Pas ndërhyrjes së policisë, “vëzhguesit” e paftuar janë tërhequr, njoftoi kryetari i Komisionit Zgjedhor Bashkiak, Ivo Millanov.Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..