Një kandidat për kryetar bashkie të Kjustendilit nuk mund të votojë për veten e tij sepse është i regjistruar në një adresë aktuale jashtë vendit, thanë për BNR nga administrata e bashkisë.
Ministri i Financave Asen Vasilev nuk votoi në zgjedhjet lokale në qytetin e tij të lindjes, Haskovo. Arsyeja – ai është fshirë nga listat zgjedhore, pasi nuk i plotëson kushtet për 6 muaj qëndrim. Sipas të dhënave të regjistrit nga viti 2000, Vasilev e ka regjistrimin e adresës në SHBA.
Në gjashtë fshatra të Bashkisë së Ballçikut ka nga një kandidat për kryetar bashkie - Bobovec, Droplla, Strazhica, Kremena, Ljahovo, Cariçino. Edhe pa konkurrencë, në këto vendbanime është i mundshëm zhvillimi i raundit të dytë, komentoi zëdhënësja e Komisionit Zgjedhor Bashkiak në Ballçik, Ilijana Ilieva, kur shumica e votuesve kanë shënuar "Unë nuk përkrah askënd". Nëse një rezultat i tillë arrihet në raundin e dytë, caktohen zgjedhje të reja.
Persona të organizuar nga një forcë e caktuar politike në Bashkinë e Dragomanit kanë vëzhguar nga makinat e tyre hyrje-daljet në disa nga seksionet, duke shqetësuar votuesit dhe duke ngritur dyshime për një votim të kontrolluar. Pas ndërhyrjes së policisë, “vëzhguesit” e paftuar janë tërhequr, njoftoi kryetari i Komisionit Zgjedhor Bashkiak, Ivo Millanov.Nominimi për menaxher special, i cili do të marrë përsipër katër kompanitë e "Lukoil Bullgaria", është Rumen Specov, njoftoi Ministri i Ekonomisë Petër Dillov. "Personi i nominuar nga unë përmbush të gjitha kërkesat ligjore", ishte kategorik Dillov...
Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, i cili kap vlerën e 1.6 miliardë eurosh, raportuan për..
Përfaqësues të koalicionit politik “BSP – e majta e bashkuar”, pjesë e qeverisjes së vendit – deputeti Galin Durev, Rumen Petkov dhe Ilijan Sarandaliev – vizituan Moskën. Ata patën takime me kryetarin e Komitetit për Energjinë të Rusisë, Nikollaj..
Lidhur me Lukoil, stuhia ka kaluar kryesisht, por ende ka rreziqe. Kjo u deklarua nga zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev për bTV. Ai theksoi 3 rreziqe..
Në vitin 2026, Bullgaria do të kryesojë një nga strategjitë e rëndësishme për BE-në - Danubin. Dorëzimi i presidencës u bë nëpërmjet një timoni..