Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të exit poll-it për zgjedhjet për kryetar bashkie të Sofjes, nga të cilat u bë e qartë se do të ketë balotazh për kryetar të bashkisë së Sofjes ndërmjet Vasill Terziev (PP-DB, Save Sofia) me 38.8% dhe Vanja Grigorova (BSP për Bullgarinë, E Majtën etj.) - 19%, në një konferencë Terziev falënderoi të gjithë qytetarët e Sofjes që dolën për të votuar. “Faleminderit që votuat për një Sofje ndryshe – atë për të cilën ne ëndërrojmë, që të jetë një qytet i bukur europian, i pastër, i rregulluar mirë, i gjelbëruar, ku nuk ka njerëz të dorës së dytë, ku nuk ka lagje të dorës së dytë... Unë po e vazhdoj luftën për të qenë kryebashkiak i të gjithë sofjansve”, tha Terziev, por refuzoi kategorikisht t'u përgjigjet pyetjeve të shumta të gazetarëve.
Pas Vasill Terzievit kryetari i partisë “Shpëto Sofjen”, Boris Bonev, komentoi rezultatet e zgjedhjeve për këshilltarë bashkiakë në kryeqytet, në të cilat PP-DB, “Shpëto Sofjen” morën 40.6%. Bonev tha se Sofja nga sot hap një faqe të re në historinë e saj, më e suksesshme, më adekuate, më e hapur për të ardhmen. Ai theksoi se mbështetja e marrë do të mundësojë formimin e shumicës në këshillin bashkiak, e cila do të mundësojë një mandat të suksesshëm.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..