Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të exit poll-it për zgjedhjet për kryetar bashkie të Sofjes, nga të cilat u bë e qartë se do të ketë balotazh për kryetar të bashkisë së Sofjes ndërmjet Vasill Terziev (PP-DB, Save Sofia) me 38.8% dhe Vanja Grigorova (BSP për Bullgarinë, E Majtën etj.) - 19%, në një konferencë Terziev falënderoi të gjithë qytetarët e Sofjes që dolën për të votuar. “Faleminderit që votuat për një Sofje ndryshe – atë për të cilën ne ëndërrojmë, që të jetë një qytet i bukur europian, i pastër, i rregulluar mirë, i gjelbëruar, ku nuk ka njerëz të dorës së dytë, ku nuk ka lagje të dorës së dytë... Unë po e vazhdoj luftën për të qenë kryebashkiak i të gjithë sofjansve”, tha Terziev, por refuzoi kategorikisht t'u përgjigjet pyetjeve të shumta të gazetarëve.
Pas Vasill Terzievit kryetari i partisë “Shpëto Sofjen”, Boris Bonev, komentoi rezultatet e zgjedhjeve për këshilltarë bashkiakë në kryeqytet, në të cilat PP-DB, “Shpëto Sofjen” morën 40.6%. Bonev tha se Sofja nga sot hap një faqe të re në historinë e saj, më e suksesshme, më adekuate, më e hapur për të ardhmen. Ai theksoi se mbështetja e marrë do të mundësojë formimin e shumicës në këshillin bashkiak, e cila do të mundësojë një mandat të suksesshëm.Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..
Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..
Ndryshimet në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë duhet të dërgohen jo më vonë se 15-20 tetor, në mënyrë që Komisioni Evropian t'i pranojë dhe Bullgaria të mos humbasë fonde. Kështu ka deklaruar në një konferencë ministrja në detyrë e..
Ka skaduar afati për dorëzimin e kërkesave paraprake për të votuar jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit...
Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet -..