Stanisllav Sllanev - Stenli është ndër autorët dhe interpretuesit më domethënës, të njohur dhe të dashur. Rruga e tij në muzikën bullgare është e ndritshme dhe zgjat më se katër dekada. Duke mbrojtur stilin e tij karakteristik, Stenlei nuk ndalet kurrë së kërkuari një tingëllim të ri. Më 22 nëntor, ai del në skenën e Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje për një koncert special "Elektro".
Përveç grupit të muzikantëve me të cilët Stenli punon vitet e fundit, atij do t'i bashkohen edhe të ftuarit: Ljubo Kirov, Hristo Mutafçiev, B.T.R., Tangra, D2 dhe Jeremy?.
Spektakli audio-vizual do të prezantojë jo vetëm hitet e tij më të mëdha, por edhe të rejat, përfshirë këngë të pa publikuara. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë këngën më të re "Dje", e cila është fryt i bashkëpunimit të këngëtarit me krijuesin e poezisë rok Aleksandër Petrov. Stenli është jo vetëm interpretues, por edhe kompozitor i muzikës së këngës.
"Dje" do të jetë një nga këngët e albumit të ri të Stenli, për të cilin muzikanti është duke punuar dhe premierën e të cilit po e presin me padurim të gjithë adhuruesit të muzikës së tij.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Stanisllav Sllanev - StenliViktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin televiziv "Zëri i Bullgarisë". Gjysmë viti më vonë prezantoi këngën e saj të parë “Flakadani” me muzikë..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..
Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..
Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..