10-vjeçarja Darija Stojanova nga Varna performoi shkëlqyeshëm me këngën "Ciao Evropa" /”Përshëndetje, Evropa/, e cila ishte në krye në klasifikimin e përkohshëm në festivalin e muzikës për fëmijë "Monedha e Artë", që u mbajt në Bolonjë të Italisë. E pyetur, si folësja më e mirë në gjuhën italiane se për çfarë bëhet fjalë në këngën "Përshëndetje, Evropa", të cilën ajo e këndoi me Elizën nga Shqipëria dhe Aleksandros nga Greqia, Darija shpjegoi: "Ka të bëjë kryesisht me të gjithë planetin, me gjithë Tokën, si dhe me paqen". Së bashku me Elizën dhe Aleksandros, Darija është ambasadore e “Monedha e Artë” në shkollat anembanë botës.
Nëntë vjeçari nga Napoli Salvatore fitoi edicionin e 66-të të festivalit, megjithëse sipas idesë së "Monedha e Artë", fitues është i gjithë festivali, raportoi korrespondentja e BNR në Itali, Elena Shahanova.Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re,..