Bullgaria është destinacioni më tërheqës në të gjithë Evropën Lindore për investime në pasuri të paluajtshme në qytetet kryesore. Ndër qytetet e mëdha në vendin tonë, Plovdivi është me çmime më të përballueshme të pronësive të paluajtshme, i ndjekur nga Burgasi dhe Varna, ndërsa Sofja mbetet qyteti me çmime më të larta. Katër qytetet janë ndër 30 qytetet me çmime më të leverdishme të pasurive paluajtshme midis 150 qyteteve në Evropë. Këtë e deklaroi për Radio Sofjen Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e Pasurive të Paluajtshme. Për Sofjen, sipas tij, çmimi mesatar i një banese është 350-400 mijë leva /rreth 175-200 mijë euro/, disa nga zonat më të kërkuara në kryeqytet janë në pjesët qendrore në drejtim të malit Vitosha.
Më shumë për temën mund të lexoni më poshtë:
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..