Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) takohet sërish me muzikantë nga Ballkani, të rëndësishëm për skenën evropiane të xhazit, në një koncert të Big Band-it të BNR. Në kuadër të projektit “Muzika e re evropiane”, koncerti sonte (18 janar) në orën 19 në Studion e Parë të Radios do të prezantojë muzikë origjinale nga Vladimir Nikolov nga Maqedonia e Veriut – kompozitor, kitarist dhe aranzhues, i cili do të jetë edhe dirigjent. Si solistë do të dëgjojmë bateristin Sërxhan Ivanoviç nga Bosnja dhe kolegët e tij bullgarë Mihaill Ivanov – bas kitarë/kontrabas dhe Antoni Donçev – piano.
Bashkëpunimi i Vladimir Nikolov, Sërxhan Ivanoviç dhe Mhaill Ivanov daton në vitin 2002, kur ata u takuan në Konservatorin në Amsterdam. Të tre vazhdojnë të luajnë së bashku në ansamblin "Nikolov-Ivanović Undektet ", krijuar në vitin 2017 nga Vladimir Nikolov dhe Sërxhan Ivanoviç. Tani publiku bullgar ka mundësinë të përjetojë muzikën e tyre live.
Le ta dëgjojmë edhe ne kompozicionin "Scream" nga Vladimir Nikolov. Është nga albumi i tretë i "Nikolov-Ivanović Undektet " - "Dystopia", që doli në tregun muzikor në dhjetor 2023. Pjesë nga ai do të luhen edhe në koncertin e mbrëmjes së sotme në Studion e Parë të BNR-së.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..