Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Perspektiva të mira për sezonin e skive ... mjafton të ketë borë!

Foto: BTA

Sezoni i skive duket se do jetë i suksesshëm, ky është mendimi i punëtorëve në këtë sektor. Dimri me borë, të paktën tani për tani, jep arsye për optimizëm, ashtu si dhe numri i rezervimeve në resortet tona. Në praktikë, dy konfliktet ushtarake - në Ukrainë dhe në Izrael, nuk kanë një efekt serioz në kuadrin makro të turizmit tonë dhe në muajt e ardhshëm Bullgaria do të mirëpresë 1 milion e 700 mijë turistë të huaj, sipas parashikimeve të Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm.

 

“Këtu është e rëndësishme të theksohet se bëhet fjalë për të gjitha format e turizmit. Ski dhe snowboardi pritet të zënë rreth 20% të fluksit turistik në vendin tonë. Një pjesë e turistëve dimëror vijnë edhe për turizmin balneo, spa dhe Wellness, dhe një pjesë tjetër – për vizita në qytet, vizita kulturore dhe edukative dhe takime biznesi” – tha Konstantin Zankov, ekspert i turizmit dhe shtoi:

"Turqia, Greqia, Rumania, Maqedonia, Serbia - këto janë flukset tona kryesore turistike, si dhe nga BE. Tani po luftojmë për të rifituar nivelet e mëparshme në tregje si në Mretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. Vitin e kaluar mungesa e borës pati një efekt jo të këndshëm për sezonin dhe tani po shohim pasojat. Njerëzit rezervojnë në minutën e fundit për të parë nëse do të ketë apo jo dëborë. Në këtë mënyrë ka edhe vrima në angazhimin e hoteleve."


Inflacioni dhe pasiguria ekonomike i kthejnë pushimet me ski në një luks për shtresën mesatare bullgare. Rritja e çmimeve në resortet tona dimërore vazhdon dhe këtë dimër pritet të jetë ndërmjet 5 dhe 15%. Megjithatë, Bullgaria ende perceptohet si një destinacion buxhetor për të huajt. Dhe pretendimet në disa rrjete sociale se është më lirë të bësh ski në Alpe sesa në vendin tonë nuk janë plotësisht korekte, vlerëson Konstantin Zankov:


"Ka rritje të biletave të teleferikëve, si dhe çmimeve në disa hotele, por padyshim transporti, ushqimi, argëtimi etj. janë më me leverdi në krahasim me Alpet. Është gjithashtu e rëndësishme se çfarë krahasojmë, për shembull, nëse krahasojmë çmimet e të njëjtave kategori hotelesh në vendin tonë dhe në Alpe, etj. Shpeshherë bëhen krahasime edhe me Serbinë, ku çmimet janë shumë më të favorshme. Por mos harrojmë, kushtet atje nuk kanë të krahasuar me resorte si Bansko dhe Borovec. Të mos harrojmë se në Bullgari organizohen gara për kupat ndërkombëtare të skive dhe kjo gjë është tregues i nivelit të vendpushimeve tona dimërore." – thotë Konstantin Zankov.


Për herë të parë këtë vit, Bullgaria do të presë në të njëjtin sezon fillimin e Kupës së Botës në ski alpin dhe snowboard. Më 10 dhe 11 shkurt në Bansko, skiatorët do të garojnë në dy nga disiplinat më tërheqëse - sllallomin gjigant dhe sllallomin. Nga ana tjetër Pamporovo do të presë për herë të parë garat e nivelit të Kupës së Botës. Dy startet paralele të sllallomit në dëborë do të zhvillohen më 20 dhe 21 janar. Ndërkaq, menaxhmenti i vendpushimit të skive në Rodope, Pamporovo, bëri të ditur se turistët do të mund të shikojnë performancat e sportistëve të elitës botërore në pistën “Stenata” pa pagesë. Dy eventet ndërkombëtare pritet të tërheqin edhe më shumë turistë në vendpushimet tona këtë dimër, parashikon Zankov. E vetmja gjë duhet është të lutemi që bora dhe temperaturat e ulëta të qëndrojnë të paktën deri në fund të marsit.


Foto: BTA, BGNES

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëto ngadalë, pusho aktivisht apo se si turizmi rural në vendin tonë hyri në një fazë të re

Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..

botuar më 24-09-23 9.25.PD
Pallati Kombëtar i Kulturës

Një qendër teknologjike kozmopolite dhe një nga qytetet më të gjallëruara evropiane – edhe Vogue vlerësoi hijeshitë e Sofjes

Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..

botuar më 24-09-17 7.05.PD
Foto: Facebook / IV Festa e Balonave - Bellogradçik 2024

Bellogradçik ju fton në një Festë Balonash nga 20 shtatori

Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..

botuar më 24-09-14 3.25.MD