Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të ardhurat në vendin tonë nuk mund të kompensojnë inflacionin aktual

Shumica e bullgarëve mezi ia dalin mbanë me më pak se 1000 leva në muaj

Foto: BGNES

Me 156 leva (78 euro) është rritur këtë vit pagesa e jetesës së një familjeje 3 anëtarëshe, krahasuar me vitin e kaluar. Shuma e nevojshme për një familje është afërsisht 2600 leva (1300 euro) të ardhura neto në muaj. Megjithatë, dy të tretat e bullgarëve marrin një pagë që është nën minimumin e kërkuar për jetesë. Kjo do të thotë se ata nuk kanë mjetet e nevojshme për të jetuar pa privim sipas standardit bullgar. Gjithashtu, rreth 1 milion punëtorë në vendin tonë marrin të ardhura deri në 1000 leva (500 euro), tregon analiza e çmimeve të vrojtuara të konsumit dhe të pagës së jetesës për tremujorin e katërt të vitit 2023, e përgatitur nga ekspertët e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) përmes Institutit për Kërkime dhe Trajnime Sociale dhe Sindikale.

Paga minimale në vendin tonë është 933 leva (rreth 465 euro), që do të thotë se është dy herë më e vogël se sa minimumi i jetesës, d.m.th. nga të ardhurat që duhet të mbulojnë nevojat bazë të familjes. Gjithsej 440 mijë persona punojnë me pagë minimale, shumica në sektorin privat, d.m.th. ¼ e sektorit privat merr të ardhurat minimale për vendin tonë – theksojnë ekspertët e KNSB-së. Nga njëra anë, kjo ngre pyetjen - nëse fshihet diçka pas këtyre të ardhurave dhe nëse ka një shpërblim shtesë, të padeklaruar, a nuk duhet të gjurmohet kjo nga autoritetet shtetërore kontrolluese. Nga ana tjetër, vetë fakti që ¼ e popullsisë në moshë pune ka të ardhura minimale është tashmë një shenjë se ekonomia jonë ofron vende pune me kualifikim të ulët.

Pllamen Dimitrov

Nga të dhënat e eksportuara shihet gjithashtu se bullgari vazhdon të ketë të ardhura të ulëta dhe punëtorët në vendin tonë mbeten më të varfrit, krahasuar me të gjitha vendet e tjera të BE-së. Përkundër faktit se paga mesatare kombëtare tashmë i kalon 2000 leva (1000 euro), rreth 40 për qind e bullgarëve marrin të ardhura më pak se 1000 leva (500 euro). “Kjo, në sfondin e rritjes së çmimeve të shumicës së produkteve ushqimore në vend, krijon ndjenjën se po varfërohemi gjithnjë e më shumë”, - deklaroi kreu i KNSB-së, Pllamen Dimitrov.

Çmimet e mallrave esenciale po rriten, madje edhe me ngadalësimin e inflacionit të përgjithshëm, çmimet e tyre kanë vazhduar të rriten, thonë sindikatat. Është pikërisht rritja e çmimeve të 20 mallrave kryesore të monitoruara - të ashtuquajturat “shporta e vogël e konsumit” (gjërat që blejnë familjet më të varfra) jep përshtypjen se inflacioni nuk është tejkaluar.

Është paradoksale që qumështi dhe djathi në Bullgari shiten më shtrenjtë në krahasim me vendet e tjera të Evropës. Një person që punon në Bullgari me pagën minimale mund të blejë gati 7 herë mallrat e nevojshme. Për krahasim, një person me pagë minimale në Gjermani mund të blejë të njëjtat mallra të vëzhguara gjithsej 32 herë, në Holandë 30 herë, në Spanjë 24 herë. Ajo që është më alarmante është se shkalla e ndryshimit të fuqisë blerëse po thellon diferencat në të ardhura midis Bullgarisë dhe atyre që punojnë në vendet e tjera të BE-së” – vëren gjithashtu Pllamen Dimitrov:

“Njerëzit me të ardhura të ulëta nuk mund të mos paguajnë shpenzimet mujore për rrymë, ujë, ngrohje, telefon etj. – janë të parët në listë. Gjërat që nuk mund t'i përballojnë për shkak të të ardhurave të ulëta janë aktivitete të llojllojshme kulturore dhe edukative, pastaj vijnë kursimet nga rroba të reja, ushqimi i mirë, pushimet etj. Ka shumë kufizime dhe njerëzit me të ardhura nën 1000 leva nuk mund të jetojnë plotësisht, nga pikëpamja e kalorive që u nevojiten për të mbijetuar deri në pagën tjetër. Edhe rroga prej 933 leva (dhe kjo është shuma bruto, shuma neto është edhe më e ulët) nuk i qetëson njerëzit për jetesën, që të plotësojnë nevojat e tyre elementare fiziologjike. Është e pamundur që një punëtor me pagë minimale në vendin tonë të blejë produktet nga e ashtuquajtura "shporta e vogël e përdoruesve" dy herë në një javë."


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva bëri thirrje për rritjen e të ardhurave dhe uljen e deficitit

Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..

botuar më 24-12-20 9.27.PD

Biznesi është i përmbajtur në pritshmëritë e tij për vitin e ardhshëm 2025

41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..

botuar më 24-12-17 12.15.MD

Eksportet dhe importet drejt Evropës dhe vendeve jashtë BE-së po bien

Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..

botuar më 24-12-15 10.15.PD