Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov, PP-DB: Qytetarët bullgarë do të vendosin se si të veprojnë

Foto: BGNES

Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit, kandidat për kryeministër, të propozuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Asamblenë e 49-të Kombëtare - ai i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB).

Mandati iu kthye menjëherë presidentit Radev i paplotësuar. “Mandatin do ta kthej të paplotësuar, pasi në Kuvendin aktual Kombëtar nuk ka mbështetje për programin e menaxhimit që e kemi miratuar me GERB-SDS para 9 muajsh. Nuk ka mbështetje edhe për reformat që ishin bazë për formimin e kësaj administrate. Koalicioni GERB-DPS në fakt dëshiron zgjedhje dhe ky është rezultat i dëshirës së tyre”, tha Denkov.


Sipas tij, qytetarët bullgarë do të duhet të vendosin se në cilin drejtim duhet të vazhdojë qeverisja e vendit - "një picë modeste apo një rrugë evropiane për Bullgarinë, në të cilën të ardhurat rriten".

Mandati i parë që i shkoi GERB-SDS rezultoi i pasuksesshëm – atë e ktheu kandidatja për kryeministre nga forca e parë parlamentare Maria Gabriel. Mandati i tretë, sipas Kushtetutës, do t'i kalojë njërës prej forcave të mbetura parlamentare me vendim të presidentit brenda një afati shtatëditor.

Nëse nuk arrihet marrëveshja për formimin e një kabineti, pas konsultimeve të mëtejshme me grupet parlamentare, presidenti duhet të emërojë një qeveri të përkohshme dhe të caktojë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.

Sipas ndryshimeve të paraqitura së fundmi në Kushtetutë, Presidenti do të duhet të zgjedhë një kryeministër në detyrë nga radhët e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Guvernatorit ose Zëvendës Guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, Kryetarit ose Zëvendëskryetarit të Dhomës së Kontrollit dhe Avokati i Popullit ose zëvendësi i tij.

Foto: BTA, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Martin Dimitrov (djathtas) dhe Radan Kënev në një konferencë në Asamblenë Kombëtare

PP-DB: Shengeni tokësor mund të vonohet për shkak të një prokurimi publik

Bullgaria mund të humbasë 63 milionë euro nga mjetet evropiane të ndara falas për blerjen e pajisjeve teknike për kontrollin kufitar, të nevojshme për anëtarësimin tonë të plotë në zonën Shengen. Kështu ka paralajmëruar deputeti i PP-DB-së, Martin..

botuar më 24-09-20 5.09.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë deklaroi se nuk do të ketë negociata të reja me Shkupin

Nuk mendoj se toni që Maqedonia e Veriut shfrytëzoi kohët e fundit do ta ndihmojë atë të bëhet një vend i BE-së. Nuk bëhet fjalë për negociata të reja. Bëmë kompromise të mjaftueshme me identitetin tonë kombëtar dhe ata thjesht duhet të përmbushin..

botuar më 24-09-20 1.32.MD

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut priti ambasadorin e ri bullgar në Shkup

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i uroi ambasadorit të sapoemëruar të Bullgarisë në Shkup, Zheljazko Radukov, punë të suksesshme dhe të frytshme në vend. “Vetë takimi përcjell mesazhe për thellimin e bashkëpunimit,..

botuar më 24-09-20 12.11.MD