Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov, PP-DB: Qytetarët bullgarë do të vendosin se si të veprojnë

Foto: BGNES

Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit, kandidat për kryeministër, të propozuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Asamblenë e 49-të Kombëtare - ai i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB).

Mandati iu kthye menjëherë presidentit Radev i paplotësuar. “Mandatin do ta kthej të paplotësuar, pasi në Kuvendin aktual Kombëtar nuk ka mbështetje për programin e menaxhimit që e kemi miratuar me GERB-SDS para 9 muajsh. Nuk ka mbështetje edhe për reformat që ishin bazë për formimin e kësaj administrate. Koalicioni GERB-DPS në fakt dëshiron zgjedhje dhe ky është rezultat i dëshirës së tyre”, tha Denkov.


Sipas tij, qytetarët bullgarë do të duhet të vendosin se në cilin drejtim duhet të vazhdojë qeverisja e vendit - "një picë modeste apo një rrugë evropiane për Bullgarinë, në të cilën të ardhurat rriten".

Mandati i parë që i shkoi GERB-SDS rezultoi i pasuksesshëm – atë e ktheu kandidatja për kryeministre nga forca e parë parlamentare Maria Gabriel. Mandati i tretë, sipas Kushtetutës, do t'i kalojë njërës prej forcave të mbetura parlamentare me vendim të presidentit brenda një afati shtatëditor.

Nëse nuk arrihet marrëveshja për formimin e një kabineti, pas konsultimeve të mëtejshme me grupet parlamentare, presidenti duhet të emërojë një qeveri të përkohshme dhe të caktojë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.

Sipas ndryshimeve të paraqitura së fundmi në Kushtetutë, Presidenti do të duhet të zgjedhë një kryeministër në detyrë nga radhët e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Guvernatorit ose Zëvendës Guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, Kryetarit ose Zëvendëskryetarit të Dhomës së Kontrollit dhe Avokati i Popullit ose zëvendësi i tij.

Foto: BTA, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival veror në Sofje i tërheq vizitorët me muzikë, pazar arti dhe libra

Nga data 20 deri më 23 qershor, në Parkun Verior të Sofjes mbahet një festival parku, transmeton BTA. Përveç muzikës nga artistë të njohur bullgarë, do të ketë edhe një pazar arti, ku artistët do të prezantojnë vepra arti të punuara me dorë. E ftuar në..

botuar më 24-06-20 9.32.PD

Parashikimi i motit për 20 qershorin 2024

Të enjten do të mbajë mot me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Do të mbetet i nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje - rreth 34°. Në male do të mbajë mot me diell, pas mesditës me..

botuar më 24-06-19 7.40.MD

ITN nuk do të mbështesë një qeveri me mandatin e parë apo të dytë

“Pas konsultimit me kolegët e mi nga ITN, vendos si vijon - ITN nuk do të mbështesë një qeveri me mandatin e parë apo të dytë... Shpresoj dhe pres që mandati i tretë të vijë në ITN dhe më pas do të propozojmë një qeveri eksperte për të përfundojë..

botuar më 24-06-19 6.48.MD