Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov, PP-DB: Qytetarët bullgarë do të vendosin se si të veprojnë

Foto: BGNES

Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit, kandidat për kryeministër, të propozuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Asamblenë e 49-të Kombëtare - ai i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB).

Mandati iu kthye menjëherë presidentit Radev i paplotësuar. “Mandatin do ta kthej të paplotësuar, pasi në Kuvendin aktual Kombëtar nuk ka mbështetje për programin e menaxhimit që e kemi miratuar me GERB-SDS para 9 muajsh. Nuk ka mbështetje edhe për reformat që ishin bazë për formimin e kësaj administrate. Koalicioni GERB-DPS në fakt dëshiron zgjedhje dhe ky është rezultat i dëshirës së tyre”, tha Denkov.


Sipas tij, qytetarët bullgarë do të duhet të vendosin se në cilin drejtim duhet të vazhdojë qeverisja e vendit - "një picë modeste apo një rrugë evropiane për Bullgarinë, në të cilën të ardhurat rriten".

Mandati i parë që i shkoi GERB-SDS rezultoi i pasuksesshëm – atë e ktheu kandidatja për kryeministre nga forca e parë parlamentare Maria Gabriel. Mandati i tretë, sipas Kushtetutës, do t'i kalojë njërës prej forcave të mbetura parlamentare me vendim të presidentit brenda një afati shtatëditor.

Nëse nuk arrihet marrëveshja për formimin e një kabineti, pas konsultimeve të mëtejshme me grupet parlamentare, presidenti duhet të emërojë një qeveri të përkohshme dhe të caktojë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.

Sipas ndryshimeve të paraqitura së fundmi në Kushtetutë, Presidenti do të duhet të zgjedhë një kryeministër në detyrë nga radhët e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Guvernatorit ose Zëvendës Guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, Kryetarit ose Zëvendëskryetarit të Dhomës së Kontrollit dhe Avokati i Popullit ose zëvendësi i tij.

Foto: BTA, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Raja Nazarjan

Raja Nazarjan nga GERB është kryetare e Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor

Kryetar i Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor u zgjodh Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB. “Pro” votuan 131 deputetë, “kundër” – 66 deputetë, 39 abstenuan. Konkurruesit e tjerë për postin ishin Viktoria Vasileva nga “Veliçie”, Petër Petrov..

botuar më 24-06-20 1.58.MD
Bojko Borisov

GERB nuk do të heqin dorë nga zgjedhja e tyre për kryetar të Kuvendit Popullor

Në godinën e parlamentit, lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se partia nuk do të heqë dorë nga nominimi i Raja Nazarjanit për kryetare të Kuvendit Popullor. Sipas Borisovit, nëse nuk zgjidhet kryetar i parlamentit, do të ketë krizë..

botuar më 24-06-20 12.20.MD
Stanisllav Ballabanov

ITN do të negociojë për të formuar një qeveri, por me një mandat të tretë të mundshëm

Me të hyrë në ndërtesën e Kuvendit, Stanisllav Ballabanov nga "Ka një popull të tillë" (ITN) theksoi se vendimi i tyre për të mos e përkrahur GERB-in në mandatin e parë dhe një mandat të dytë të mundshëm të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS),..

botuar më 24-06-20 10.29.PD