Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Denkov, PP-DB: Qytetarët bullgarë do të vendosin se si të veprojnë

Foto: BGNES

Sipas procedurës kushtetuese, presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë Nikollaj Denkovit, kandidat për kryeministër, të propozuar nga grupi i dytë më i madh parlamentar në Asamblenë e 49-të Kombëtare - ai i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB).

Mandati iu kthye menjëherë presidentit Radev i paplotësuar. “Mandatin do ta kthej të paplotësuar, pasi në Kuvendin aktual Kombëtar nuk ka mbështetje për programin e menaxhimit që e kemi miratuar me GERB-SDS para 9 muajsh. Nuk ka mbështetje edhe për reformat që ishin bazë për formimin e kësaj administrate. Koalicioni GERB-DPS në fakt dëshiron zgjedhje dhe ky është rezultat i dëshirës së tyre”, tha Denkov.


Sipas tij, qytetarët bullgarë do të duhet të vendosin se në cilin drejtim duhet të vazhdojë qeverisja e vendit - "një picë modeste apo një rrugë evropiane për Bullgarinë, në të cilën të ardhurat rriten".

Mandati i parë që i shkoi GERB-SDS rezultoi i pasuksesshëm – atë e ktheu kandidatja për kryeministre nga forca e parë parlamentare Maria Gabriel. Mandati i tretë, sipas Kushtetutës, do t'i kalojë njërës prej forcave të mbetura parlamentare me vendim të presidentit brenda një afati shtatëditor.

Nëse nuk arrihet marrëveshja për formimin e një kabineti, pas konsultimeve të mëtejshme me grupet parlamentare, presidenti duhet të emërojë një qeveri të përkohshme dhe të caktojë zgjedhje të reja brenda dy muajsh.

Sipas ndryshimeve të paraqitura së fundmi në Kushtetutë, Presidenti do të duhet të zgjedhë një kryeministër në detyrë nga radhët e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Guvernatorit ose Zëvendës Guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, Kryetarit ose Zëvendëskryetarit të Dhomës së Kontrollit dhe Avokati i Popullit ose zëvendësi i tij.

Foto: BTA, BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Bullgaria vonon me zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Bullgaria ka vonuar ndjeshëm zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, sipas raportit për vendin tonë të përgatitur nga Brukseli për vitin 2024, raporton BNT. Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë i Bullgarisë është me vlerë prej 5689..

botuar më 24-06-19 6.12.MD
Kirill Petkov

Kirill Petkov: Peevski dhe Borisov në skenën politike – kjo është tmerrësisht e shtrenjtë!

Momentalisht, lideri i GERB-it, Bojko Borisov, shantazhohet nga bashkëkryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Deljan Peevski, ndërsa nga “Ka një popull të tillë” (ITN) merr “propozime të tmerrshme që gërshetojnë marrëzinë dhe paturpësinë..

botuar më 24-06-19 5.51.MD

Bullgaria dhe Rumania krijojnë një shtab të ri ushtarak për komandën e operacioneve speciale

Qeveria miratoi një projekt-Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrive të Mbrojtjes të Bullgarisë dhe të Rumanisë për krijimin enjë Shtabi të Komandës Rajonale të Komponentit të Operacioneve Speciale (HQR-SOCC). Shtabi do të kryejë planifikimin,..

botuar më 24-06-19 5.34.MD