Rrjedha e epërme e lumit Arda në Rodopet Perëndimore fsheh një sërë fshatrash të vegjël me shtëpi tipike prej guri dhe çati me tjegulla, ndërsa popullsia vendase zhvillon me sukses turizmin rural dhe aventurë. Smiljan, Gorna Arda, Mogilica, Sivino dhe disa vendbanime të tjera mirëpresin rregullisht mysafirë, duke përfshirë nga Gjermania, Britania e Madhe, Holanda, edhe nga Japonia dhe Koreja e largët. Njerëzit vijnë për natyrën dhe ... tundimet e qiellzës.
Për shumë, Smiljan është një parajsë në tokë, sepse përveç ajrit të kristaltë dhe peizazheve të bukura, fshati i rrëmben ato me gjellët tipike të gatuara në shtëpi . Duke filluar nga fasulet, të cilat janë pjesë e pazëvendësueshme e tryezës së banorëve të Smiljanit.
Çfarë të themi për djathërat e shkëlqyer të prodhuar në rajon që eksportohen në të gjithë botën? Në baxhon e fshatit do të shijoni bulmetrat tradicionale të Rodopeve, do të shihni sesi banorët vendas e përpunojnë qumështin nga kohët e lashta, si e rrahin me dorë gjalpin, si bëjnë të gjitha llojet e djathërave dhe gjizës etj. “Në rajonin e rrjedhës së lumit ofrohen degustime të ushqimeve tradicionale, por në një interpretim modern apo të ashtuquajtur turizëm gustator”, thotë Ilija Godev nga Qendra e Informacionit të Vizitorëve – Smiljan.
Një seri e tërë qoshesh të fshehta natyrore, shpella dhe humnera të thella në rajon ndezin imagjinatën e udhëtarëve dhe aventurierëve.
Më e njohura dhe lehtësisht e arritshme është shpella "Uhllovica". Është е njohur për formacionet e saj të bukura nëntokësore dhe është përfshirë në listën e 100 Objekteve Turistike Kombëtare. Pjesa tjetër e shpellave përgjatë rrjedhjes së epërme të lumit Arda janë të pazhvilluara dhe për t'i vizituar ato duhet të kontaktoni klubet lokale të aventurës, rekomandon Ilija Godev.
"Ndër atraksionet e padiskutueshme është sistemi i shpellave Gollubovica, ku ka një lumë nëntokësor. Turistët mund të bëjnë një shëtitje me varkë nën tokë, të shijojnë një fluturim me teleferik alpin pranë hyrjes së saj ose të provojnë aftësitë e tyre të ngjitjes në shkëmb në “Via ferrata". Kompania Turistike “Kështjella Mogilica” ofron ciceronë për dy shpella të vogla. Njëra është shpella Nadarska, për të cilën keni nevojë për pajisje dhe ndriçim të specializuar, dhe e dyta është shpella Tipiceto ose Tipica, e famshme për mbetjet e eshtrave të një ariu shpellor prehistorik. Shpella kalimtare pranë fshatit Koshnica është shumë interesante. Mbi harkun e saj ka rrënoja të kalasë trake dhe antike Kaleto. Një atraksion tjetër ofrohet në shpellë - klubi lokal për turizëm ekstrem dhe speleologji "Mursalica" organizon një fluturim me lavjerrës alpine" - tregon Ilija Godev për Radio Bullgarinë.
Ilija Godev rekomandon për t’u ngjitur edhe në majën e Rodopeve - Kom, 1569 m e lartë (të mos ngatërrohet me majën Kom të malit Stara Pllana), në këmbët e së cilës struket fshati Sivino.
"Pamja nga maja Kom është shumë e bukur dhe ofron një panoramë të pabesueshme të pjesës bullgare dhe greke të malit Rodopa. Në jug të majës mund të kaloni përmes zonës së mbrojtur "Livadhet", ku nga gjysma e dytë e qershorit deri në fillim të korrikut, do të shijoni lulëzimin e një zone të madhe të endemikut të bukur të Rodopeve - Lilium rhodopeum ose zambaku i Rodopeve. Dhe, sigurisht, duhet të kënaqemi lumin Arda dhe burimet e tij, ku mund të arrihet me xhipa të organizuar nga ciceronë në fshatrat Mogilica dhe Arda ose në këmbë për të shijuar panoramën, bimët dhe tingujt e zogjve të pyllit dhe kafshët - tha në përfundim Ilija Godev.
Lexoni edhe:
Adrenalina e lartë përgjatë rrjedhjes së sipërme të lumit Arda në Rodopet
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: facebook.com/kreposttamogilitsa, facebook.com/SmilyanVisitorCenter, hodih.com, Radostina Çernokova
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism..