Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba në Sofje. U shkatërruan 749 ndërtesa, shumë herë më shumë u dëmtuan. 128 persona humbën jetën dhe 21 u plagosën.Në historinë bullgare, data mbetet si "Pashkët e Zeza" dhe si dita më e errët për aviacionin bullgar, i cili humbi 6 pilotë, të cilët mbrojtën qiejt mbi Sofje.
Nga nëntori 1943 deri në prill 1944, Bullgaria humbi 27 avionë nga 80 makineritë e saj dhe 22 aviatorë. Mbi 2500 aeroplanë gjuajtës dhe bombardues të rëndë u dërguan kundër Bullgarisë. Mbrojtja bullgare rrëzoi mbi 100 avionë. Humbjet e armikut ishin 159 anëtarë të ekuipazheve të vrarë dhe 329 të kapur.
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore...