8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij. Në ditën e reflektimit, si dhe në ditën e zgjedhjeve, sipas Kodit Zgjedhor, fushata politike është e ndaluar. Gjithashtu, ndalohet shpallja në çfarëdo forme e rezultateve të parashikimit të sondazheve të opinionit publik. Përjashtim bëjnë rrjetet sociale, të cilat sipas ligjit nuk janë objekt rregullimi, saktësojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Për dashurinë e popullit do të konkurrojnë 6100 kandidatë për deputetë në Kuvendin Popullor, nga të cilët 1826 janë gra. Kandidatët për 17 mandatet e Bullgarisë në Parlamentin Evropian janë 418, nga të cilët 131 janë gra.
Dita e zgjedhjeve më 9 qershor fillon në orën 07:00 dhe përfundon në orën 20:00 dhe nëse ka radhë votuesish zgjatet deri në orën 21:00.
Adresat e seksioneve zgjedhore për votim nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit gjenden në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Një sqarim i rëndësishëm është se votuesit bullgarë që jetojnë në vende jashtë BE-së ose ndodhen në to ditën e zgjedhjeve mund të ushtrojnë të dyja llojet e votave vetëm në qendrat e votimit të hapura në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Bullgarisë. Në seksionet e mbetura të hapura në vendet jashtë BE-së, qytetarët bullgarë do të mund të votojnë vetëm për Kuvendin Popullor të Bullgarisë.
Kur votojnë jashtë vendit, zgjedhësit duhet të identifikohen në komisionin seksional zgjedhor me kartë identiteti, pasaportë ose letërnjoftim ushtarak bullgar (vetëm për personelin ushtarak).
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, alpharesearch.bg
Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..
Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..
Pothuajse dy të tretat e bullgarëve besojnë në teoritë e konspiracionit, tha për BNR Todor Galev nga Qendra për Studimin e Demokracisë në bazë të një sondazhi ekspres të opinionit publik, i cili do të prezantohet sot. Shumica e njerëzve..
Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë..
Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i..
Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të..