Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Foto: Facebook/Milena Selimi

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë, eventi më i rëndësishëm për letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Me një postim në rrjetet sociale, Milena Selimi ka falënderuar Georgi Gospodinovin dhe mundësinë që të jetë përkthyesja e tij. Ajo falënderoi edhe jurinë e këtij forumi për vlerësimin dhe u uroi lexuesve të strehohen një pasdite të këndshme në shoqërinë e “Kohëstrehim” të Georgi Gospodinov.

Jo shumë kohë më parë, në intervistën e saj për Radio Bullgarinë me rastin e përkthimit të "Kohëstrehim", Milena Selimi theksoi: "Të kontribuosh për Atdheun tënd (Shqipërinë) falë gjuhës së Mëmëdheut (Bullgarisë). A mund të ketë krenari më të madhe për një përkthyes?!". Milena është edhe përkthyesja e romanit “Fizika e Trishtimit”, ndërsa nëna e saj Janka Selimi ka përkthyer “Roman Natyral”.
Me një postim në Facebook, vetë Georgi Gospodinov ka uruar Milenën për çmimin nga Panairi i Librit në Tiranë, duke theksuar: "Kohëstrehim në shqip - me çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024! Urime Milena Selimit dhe librit!".

Foto: Facebook/ Milena Selimi

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD