Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, një sërë institucioneve në Beograd dhe ambasadave të vendeve anëtare të BE-së, duke dënuar përpjekjet në rritje për t'i klasifikuar ata si "komb i shopëve" (shopët janë një grup etnografik në Bullgarinë e sotme Perëndimore, Serbinë Lindore dhe Maqedoninë e Veriut Verilindore me identitet kombëtar bullgar, serb ose maqedonas- shënim red.), që flet "gjuhën e shopëve" në zonat me popullsi tradicionale bullgare në pjesën lindore të Serbisë. Në Bullgari, këto toka, të shkëputura nga vendi ynë në bazë të Traktatit të Neuilly-t, quhen "Krahinat Perëndimore Bullgare".
Pasi shkencëtarët paraqitën fakte bindëse gjuhësore, duke hedhur poshtë spekulimet, Prof. Anna Koçeva nga Instituti i Gjuhës Bullgare sqaroi se fushata serbe kundër bullgarëve në Krahinat Perëndimore nuk është gjuhësore. “Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me faktin se Serbia aktualisht është e përmbytur nga protestat dhe kërkon një armik të jashtëm, lojëra të tilla siç po ndodhin janë mjaft të rrezikshme dhe nuk janë në interes të së ardhmes sonë të përbashkët në Serbi dhe në BE”, paralajmëroi Prof. Koçeva.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit..