Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarët bullgarë: Bullgarët nga Krahinat Perëndimore nuk janë një "komb i shopëve"

Prof. Anna Koçeva në konferencën e shtypit në BTA
Foto: BTA

Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, një sërë institucioneve në Beograd dhe ambasadave të vendeve anëtare të BE-së, duke dënuar përpjekjet në rritje për t'i klasifikuar ata si "komb i shopëve" (shopët janë një grup etnografik në Bullgarinë e sotme Perëndimore, Serbinë Lindore dhe Maqedoninë e Veriut Verilindore me identitet kombëtar bullgar, serb ose maqedonas- shënim red.), që flet "gjuhën e shopëve" në zonat me popullsi tradicionale bullgare në pjesën lindore të Serbisë. Në Bullgari, këto toka, të shkëputura nga vendi ynë në bazë të Traktatit të Neuilly-t,  quhen "Krahinat Perëndimore Bullgare".

Pasi shkencëtarët paraqitën fakte bindëse gjuhësore, duke hedhur poshtë spekulimet, Prof. Anna Koçeva nga Instituti i Gjuhës Bullgare sqaroi se fushata serbe kundër bullgarëve në Krahinat Perëndimore nuk është gjuhësore. “Ndoshta kjo ka të bëjë edhe me faktin se Serbia aktualisht është e përmbytur nga protestat dhe kërkon një armik të jashtëm, lojëra të tilla siç po ndodhin janë mjaft të rrezikshme dhe nuk janë në interes të së ardhmes sonë të përbashkët në Serbi dhe në BE”, paralajmëroi Prof. Koçeva.

Lexoni më tepër nga arkivi ynë:



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nëse Google mund të fliste - për çfarë ishim të emocionuar në 2024

Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..

botuar më 25-01-10 7.05.PD

Aplikacioni turistik "Go Dimitrovgrad" nis nga puna në Caribrod

Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..

botuar më 25-01-09 11.22.PD

Ndryshohen rendi dhe kushtet për lëshimin e vizave dhe regjimi i vizave

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..

botuar më 25-01-08 3.57.MD