Nuk mjaftojnë mjekët në vijë të parë
Mangësia serioze e mjekëve në vijë të parë është problemi më i madh, përpara të cilit është i drejtuar sistemi shëndetësor në Bullgari, informoi ministri i shëndetësisë Kostadin Angjelliov në brifingun e Shtabit Operativ Kombëtar. “Që të gjithë janë të lodhur, një pjesë e madhe janë të infektuar, të sëmurë, disa janë dhe nëpër repartet intensive”, deklaroi ai. Sipas fjalëve të tij, 1727 mjekë që nga fillimi i epidemisë janë të prekur nga koronavirusi.
Zgjidhjen e mungesës së stafit në spitalet ministri e shikon në ndihmën e mjekëve nga ndihma vullnetare dhe më në veçanti në ndihmën e specializuar mjekësore. Do të kërkohet ndihma dhe e universiteteve mjekësor dhe të kolegjeve- për shembull studentët nga kursi i fundit të stazhit shtetëror t’u ndihmojnë mjekëve.
Nga 22 tetori në kushte të caktuara maskat bëhen të detyrueshme
Që nga sot, 22 tetor, me urdhër të ministrit të shëndetësisë Kostadin Angellov bëhet e detyrueshme që në vendet e hapura publike, në grumbullimin e njerëzve dhe në rast pamundësie të një distance nga 1.5 metra të mbahen maska ose ndonjë mjet tjetër të cilat të mbulojnë hundën dhe gojën.
Përjashtim bëjnë klientët në vendet për të ngrënë dhe në lokalet; ata që ushtrojnë ndonjë sport në të hapur; pjesëmarrësit e konferencave, seminareve, veprimtarive të tjera në kohën e fjalimeve që mbajnë; drejtuesit dhe miqtë në transmetimet televizive.
Maskat në të hapur nuk kërkohen për fëmijët deri në 6 vjeç.
Kjo masë është në fuqi deri në fund të nëntorit.
Për ata që nuk mbajnë maska gjoba është në përmasë 300 leva.
Për shkak të pandemisë ulin kapacitetin e lokaleve deri në 50 për qind
Nga mesnata e 23 tetorit frekuentimi i diskotekave, lokaleve të natës dhe të argëtimit në të hapur dhe në të mbyllur lejohet nëse çdo njëri i sigurohen 2 metra katror nga sipërfaqja e përgjithshme tregtare. Këtë masë e shpalli ministri i shëndetësisë Kostadin Angellov pas një takimi me Asociacionin e Lokaleve, transmetoi BGNES.
Zvogëlojmë kapacitetin e lokaleve përgjysmë. Kështu do të ketë distancë të mjaftueshme midis njerëzve, kështu që të ndalojmë përhapjen e virusit, theksoi Angellov. Nga Asociacioni i Lokaleve theksuan, se masa është e mirë, sepse pronarët nuk do të përballojnë një mbyllje tjetër të lokaleve.
1 472 rastet e reja të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit
1 472 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari për 24 orët e fundit. Kjo përbën 16.85 për qind nga 8 738 PCR testet e realizuara. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ.
Më shumë janë të infektuarit në Sofje – 483, të ndjekur nga Pllovdiv – 147 dhe Varna - 77.
Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 29 veta me Covid-19 të konfirmuar.
Në spital ndodhen 1 732 pacientë, 107 prej tyre në reparte intensive.
U shëruan 184 veta.
Rastet aktive janë 14 689.
Për shkak të Covid-19 aktualizojnë planin kombëtar kundër epidemisë së gripit
Brenda një muaji qeveria do të aktualizojë dhe do të aplikojë Planin Kombëtar të Gatishmërisë për Pandeminë e Gripit. Këtë e votoi parlamenti me 170 vota “pro”, zero “kundër” dhe një të abstenuar.
Propozimi u bë nga Partia Socialiste Bullgare në opozitë dhe ai u përkrah nga partia në pushtet GERB. Gjatë debateve pushtetarët theksuan se nuk ka asgjë të përbashkët midis virusit të gripit dhe koronavirusit. Mirëpo, ata shprehën pajtim se plani kundër gripit të aktualizohet për arsye të rrezikut që në kuadrin e pandemisë së Covid-19, që po zmadhohet, do të fillojë të përhapet edhe epidemia e gripit.
Për shkak të Covid-19 rritet borxhi shtetëror
Borxhi i shtetit do të rritet deri në 38.8 miliard leva (19.84 euro) deri në fund të vitit 2023. Kjo theksohet në projekt strategjinë për menaxhimin e borxhit të Bullgarisë, botuar në sajtin e Ministrisë së Financave. Në periudhën e viteve 2021-2023 parashikohet mundësia për marrjen e borxhit të ri shtetëror nga 4.5 – 6.8 miliard leva, ose 2.3 – 3.48 miliard euro.
Domosdoshmëria e rritjes së konsiderueshme të borxhit arsyetohet me masat për shkak të krizës me Covid-19.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Mbi 38 mijë janë aplikimet e konfirmuara për votim jashtë vendit, të paraqitura nga bashkatdhetarët tanë përmes sistemit elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në mesnatë skadoi afati për bullgarët jashtë vendit për të deklaruar..
Më pak se një muaj para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian policia dhe prokuroria janë duke punuar në shtatëmbëdhjetë sinjale për shkelje të legjislacionit zgjedhor, njoftoi ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov. Sipas tij,..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme me reshje shiu kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit. Në Bullgarinë Jugperëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Jugore..
Kabineti ynë ka një horizont të shkurtër, ne nuk kemi të drejtë t'u kërkojmë njerëzve që të lënë jetën në pritje derisa të zgjidhet një kabinet i..
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës, vranësirat..
Vendet arabe mund të luajnë një rol vendimtar në gjetjen e një rrugëdaljeje nga konflikti izraelito-palestinez dhe arritjen e një paqeje të drejtë dhe të..