Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Teori optimiste për bujqësinë bullgare

Forum ndërkombëtar organizuar nga Instituti i Ekonomisë Agrare

Foto: iae-bg

Menaxhimi i rrezikut në bujqësi është një aspekt i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit. Përveç klimës dhe sëmundjeve, të cilat janë rreziqet kryesore në rritjen e bimëve dhe në blegtorinë, një  faktor tjetër hyn në ekuacion – rreziqet e tregut.  Kjo u duk shumë mirë në situatën e pandemisë së Covid-19, kur kishte ndërprerje të furnizimeve dhe vështirësi prodhimi bujqësor për të arritur te konsumatorët .

Tema për përballimin e rreziqeve në bujqësi ishte në qendrën e vëmendjes së Konferencës Ndërkombëtare Shkencore “Bujqësi dhe furnizim me ushqime: tregje dhe politika agrare”. Vitin e shtatë me radhë Instituti e Ekonomisë Agrare e organizon këtë forum. Me edicionin e sivjetshëm ai shënoi edhe përvjetorin e 85-të të themelimit.

Drejtori i Institutit, docent doktor Bozhidar Ivanov në raportin e tij e vuri theksin mbi mënyrën e vlerësimit të rrezikut në bujqësi, duke dhënë si shembull Murtaja Afrikane e Derrave në Bullgari:

“Kur filloi Murtaja Afrikane e Derrave në vitin 2019 Bullgaria ishte vendi i radhës në përhapjen e pandemisë. Humbjet e drejtpërdrejta në rritjen e derrave në Bullgari ishin afro 4 për qind. Duke shtuar edhe humbjet e tërthorta, të cilat maten me këtë se çfarë pjesë nga kafshët riprodhuese u humb dhe nuk do të riprodhohen gjatë viteve të ardhshme, atëherë arrijmë deri në afro 10 për qind.”

Bujqësia bullgare ka të paktën dy faqe – tha në intervistën e tij për Radio Bullgarinë docent doktori Bozhidar Ivanov:

“Bujqësia moderne bullgare e fermerëve të cilët u formuan gjatë 20 viteve të fundit. Për nga mentaliteti i vet ata i afrohen etiketimit modern të bujqësisë, e pikërisht – të interesohen, të aplikojnë, të jenë të zgjuar, sepse vetëm përmes inovacioneve, modernizimit, investimeve në shkencë dhe në dituri, ata mund të jenë konkurrues. Natyrisht gjërat në jetë nuk mund të bëhen me hapa viganë ka një farë  vazhdimësie. Kështu që kemi edhe bujqësi e cila është tradicionale e më pak bujqve të vogël dhe të mesëm. Kur flitet për teknologji dhe inovacione duhet të dihet se ato kanë një çmim i cili nuk është i ulët. Çdo gjë e re kushton shtrenjtë për fermerët dhe shpesh, edhe të dëshirojnë të aplikojnë ndonjë novitet duke ditur se çfarë përfitimesh do t’u sjell atyre është e vështirë për ta që ta blejnë.”

Në ç’shkallë bujqësia mund të ndikojë mbi politikën regjionale  të vendit?

“Synimi është që të ketë zhvillim të ekuilibruar territorial kështu që t’i jepet fund migrimit, pra dëshirës së njerëzve të jetojnë në qytetet e mëdha ku ofrohen gjithnjë e më shumë mundësi për realizim personal. Bujqësia vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme e jetesës veçanërisht në zonat rurale ku zë të paktën 50 për qind nga veprimtaria ekonomike. Bujqësia është një degë e rëndësishme në rajonet malore dhe të larta malore si dhe në zonat e populluara pak ku mungon ndonjë mundësi tjetër.”

Cili është skenari optimist për fshatin bullgar?

“Mendoj që në të ardhmen teknologjitë, modernizimi, aftësia e njeriut për t’u realizuar  profesionalisht dhe personalisht, pa nevojën të jetojë në qytetin e madh do të bëhet shkak që njerëzit të kthehen në fshatrat. Por kjo nuk do të ndodhë në kohë të afërt dhe gjatë 10-20-30 viteve të ardhshme. Mirëpo, nuk duhet të lejojmë që deri atëherë fshatrat të zhduken, sepse do të vijë momenti i migrimit të kundërt.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Ivo Ivanov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banka Kombëtare Bullgare

BNB forcon kontrollin mbi dhënien e kredive hipotekare

Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...

botuar më 24-05-21 9.43.PD
Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD

Sipas Komisionit Evropian 3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë në vitin 2024

3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë për vitin 2024 dhe 2.6 për qind për vitin 2025, sipas të dhënave të parashikimit pranveror ekonomik i Komisionit Evropian për këtë vit. Tendenca rënëse e çmimeve të jashtme pritet të frenojë..

botuar më 24-05-15 3.56.MD