Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Survakarët do të dëbojnë koronavirusin në fshatrat e Pernikut

Foto: arkiv EPA/BGNES

Sipas traditës banuesit e fshatrave të Pernikut dhe sivjet do të ndezin zjarre rituale, që të shënojnë festën “Surva”. Tradita, e cila është një pjesë e trashëgimisë botërore kulturore të UNESKO-s, urdhëron që banuesit vendas të maskohen në natën e 13 duke u gdhirë 14 janari, kur shënohet festa e Shën Vasilit sipas stilit të vjetër. Për shkak të epidemisë nga koronavirusi në Pernik nuk do të zhvillohet festivali ndërkombëtar me të njëjtin emër të lojërave të maskaradës.


“Surva” e sivjetshme do të jetë më e ndryshme-jo vetëm e errësuar nga virusi korona, por dhe nga stuhia e ujit e cila përmbyti vendbanime të shumta. Prandaj dhe survakarët do të dalin me maskat e veta frikësuese, që të mundohen me një vallëzim të zjarrtë të dëbojnë koronavirusin si dhe të gjitha gjërat e këqija. Në nanurisjet e tyre ata do të kërkojnë më tepër shëndet gjatë Vitit të Ri. Grupet e survakarëve (djem që shkojnë shtëpi më shtëpi për të uruar Vitin e Ri) do të parakalojnë nëpër rrugët e caktuara paraprakisht dhe do të trokasin nëpër dyert e disa shtëpive, por pa hyrë brenda në to. Nuk lejohet dhe bashkimi i survakarëve nga fshatrat e veçanta.

Rekomandimet e sigurisë të përgatitura nga Inspektorati Rajonal Shëndetësor iu janë dorëzuar kryetarëve të komunave. 150 administratorë me jelekë reflektues do të ndjekin për respektimin e rregullave kundra epidemiologjike nga publiku. Do t’u ndahen po kështu një mijë maska mbrojtëse pjesëmarrësve në këtë rit tradicional.  

“Surva” është festa më e madhe dimërore në rrethet  e qytetit Pernik i cili gjendet fare afër kryeqytetit (në Bullgarinë Perëndimore). Gjatë natës së Shën Vasilit  dëbohet e keqja dhe hapen dyert përpara së mirës. Besohet se sa më të frikshme janë maskat, kaq më e fortë është forca e tyre magjike.

Akoma për traditat e festës mund të lexoni KËTU dhe KËTU.

Përpiloi: Diana Cankova 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv EPA/BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tanja Dimitrova me bashkëshortin e saj Dimitër Dimitrov dhe djalin e tyre 2 vjeçar

Tanja Dimitrova, SHBA: Kemi nevojë të mbajmë gjallë shpirtin bullgar brënda vetes

Kur arrin të përmbushësh ëndrrën e fëmijërisë dhe të ndërtosh, duke ruajtur rrënjët bullgare përtej oqeanit, kënaqësia vjen si një dhuratë. Tanja Dimitrova është një valltare profesioniste dhe koreografe e përkushtuar, e cila arrin të ndezë dashurinë për..

botuar më 23-12-04 7.05.PD
Ansambli Folklorik

Një ekspert softuerësh ruan dhe zhvillon traditat e një prej ansambleve folklorike bullgare më të vjetra në Gjermani

Ashtu si shumë vende të tjera evropiane, edhe Bullgaria ka qindra mijëra qytetarë të saj që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë vendit. Përgjithësisht, mund t'i ndajmë në dy lloje - emigracion i vjetër dhe i ri. Arsyet për të përfunduar jashtë vendit,..

botuar më 23-11-30 7.10.PD

Qëndismat bullgare si frymëzim në jetën moderne

Qëndismat bullgare frymëzojnë që prej shekujsh. Shumëllojshmëria e elementeve të tyre është shprehje e shpirtit të pasur dhe talenteve artistike të gruas bullgare dhe mishëron kërkimin e vazhdueshëm të së bukurës. Prej pesë vitesh, Marija Gergova me..

botuar më 23-11-25 11.25.PD