Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Shqipëria janë duke shqyrtuar furnizime eventuale të vaksinave kundër Covid-19

Ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha
Foto: arkiv

Bullgaria ka marrë vendim politik për të studiuar mundësitë për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19 për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të Partneritetit Lindor, ndër të cilat është edhe Shqipëria. Këtë e tha Ministri bullgar i Shëndetësisë Kostadin Angellov gjatë takimit të tij me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Sofje Donika Hoxha, transmetoi BTA. Takimi u zhvillua me kërkesë të Ambasadës së Shqipërisë.

Ndihma do të mund të realizohet pasi plotësohen nevojat e Bullgarisë në përputhje me marrëveshjet e arritura me Komisionin Evropian, ka nënvizuar Ministri.

Të dyja palat janë marrë vesh për të bashkëpunuar mbi logjistikën e furnizimeve të vaksinës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

E dobishme: Si marrin pension bullgarët e siguruar në Bullgari dhe vende të tjera të BE-së

Me hyrjen e Bullgarisë në Bashkimin Evropian më 1 janar 2007, u hapën shumë mundësi të reja për bullgarët për të punuar në vende të tjera anëtare të BE-së. Dhe ata përfituan prej tyre. Megjithatë, si llogaritet përvoja e fituar në sigurime në vendin..

botuar më 24-04-03 7.35.PD

Ekspozita “Lindja e qytetit modern” tregon për Sofjen pas Çlirimit

Biblioteka Kombëtare "Shenjtorë Kirill dhe Metodij" në Sofje hap ekspozitën "Lindja e qytetit modern". Rasti është 145 vjetori i zgjedhjes së Sofjes kryeqytet. Në 16 panele, ekspozita gjurmon transformimin e kryeqytetit nëpër periudha të ndryshme..

botuar më 24-04-03 6.30.PD

Një konkurrencë e ashpër ndërkombëtare mes praktikantëve në INSAIT

Studentë nga 56 vende aplikuan për t'u bërë stazhierë në Institutin Bullgar INSAIT për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji në Universitetin e Sofjes. Mes tyre janë përfaqësues të universiteteve kryesore në SHBA, Gjermani,..

botuar më 24-04-02 3.43.MD