Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë kujtimin e Kapedanit Petko Vojvoda

Bust-monumenti i Kapedanit Petko Vojvoda në fshatin e lindjes Doganhisar
Foto: Bozhidar Çollakov

Lindur në fshatin Doganhisar, Trakia e Egjeut, Petko Kirkov u bë kaçak në moshë të hershme dhe organizoi një çetë në mbrojtje të bullgarëve, grekëve dhe madje turqve të padrejtë. Ai mori pjesë aktive në vitet e luftërave çlirimtare, si dhe pas kësaj. Në ndërgjegjien e bullgarëve ai mbetet një mbrojtës trim i të varfërve dhe i të padrejtëve.

Atij iu kushtuan një dramë historike biografike në 12 seri, e shkruar nga shkrimtari Nikollaj Hajtov. Në fillim të çdo serie, Hajtovi përshkruan kontekstin e situatës politike në Perandorinë Osmane dhe veçanërisht në Rodopet Lindore, ku Kapedanit Petko Vojvoda zhvillonte një veprimtari aktive.

Ky bullgar sypatrembur u tërhoq nga grekët në vjeshtën e vitit 1864 në luftën kundër Turqisë. Pastaj u nis për në Maqedoni, ku mori pjesë në organizimin e veprimtarive revolucionare, dhe më pas shkoi në Itali. Në fillim të vitit 1866 ai u takua me Giuseppe Garibaldi dhe qëndroi në shtëpinë e tij. Të dy organizuan të famshmen “skuadrën Garibaldi”, e cila mori pjesë në kryengritjen e Kretës.

Patrioti dhe luftëtari i madh për lirinë i të gjithë popujve ballkanas vdiq më 7 shkurt 1900 në Varna.

Sot, përpara monumentit të vojvodës në Haskovo dy organizata të pasardhësve të bullgarëve nga Trakia - Shoqata e Pavarur Trake “Dogan Hisar” dhe Shoqëria Trake “Georgi Sapunarov” bënë homazhe dhe vendosën kurora dhe lule për nder të revolucionarit bullgar.




Më shumë nga rubrika

Prilep

Dimitër Talev, qyteti Prilep dhe banorët e tij

Rreth ditëlindjes së shkrimtarit të njohur bullgar Dimitër Talev (1 shtator), mediat bullgare ngritën pyetjen për fatin e shtëpisë së tij në qytetin Prilep. Për dimensionet e Talevit në Maqedoninë e Veriut sot dhe trashëgiminë e tij, “Radio..

botuar më 22-09-25 12.25.MD
Ivan Vazov

101 vjet nga vdekja e Ivan Vazov

Më 22 shtator shënohet 101 vjetori i vdekjes së patriarkut të letërsisë bullgare, Ivan Vazov. Sipas traditës, Muzeu Letrar Kombëtar organizon një pelegrinazh para varrit të poetit në kopshtin pas altarit të kishës “Shën Sofia” në kryeqytet...

botuar më 22-09-22 2.12.MD

Dita e Pavarësisë dhe е Bashkimit – dy aktet me të cilat shteti ynë riktheu vendin e tij në hartën evropiane

Dita, në të cilën Bullgaria shpalli Pavarësinë, më 22 shtator, me manifestin e Princit bullgar Ferdinand, u dha fund lidhjeve vasale me Perandorinë Osmane. Principata e Bullgarisë u bë një mbretëri e pavarur, e kryesuar nga Mbreti Ferdinand..

botuar më 22-09-22 7.05.PD