Prej shekujve toleranca dhe respektimi ndaj etnoseve dhe feve të ndryshme janë mes virtyteve më të ndritura të popullit bullgar. Ato u dukën më qartë në vitet e errëta të Luftës së Dytë Botërore, kur vendi mundi të shpëtojë nga vdekja komunitetin e vet hebraik dhe të ndihmojë shumë të tjerë të largohen nga Evropa e pushtuar nga nazistët. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në lidhje me Ditën e Shpëtimit të Hebrenjve Bullgarë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare.
Udhëheqësi i shtetit nënvizon se, më 10 mars shënojmë jo vetëm 78 vjet nga shpëtimi i hebrenjve bullgarë, por dhe nderojmë mësimin moral në humanizëm, tolerancë dhe burrë shtetësi, të cilat paraardhësit tanë lanë si trashëgimi për brezat e ardhshëm.
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..