“Bullgarët po marrin fatin e tyre në duart e tyre dhe këto zgjedhje do të jenë hapi i parë drejt normalitetit, drejt kthimit të ligjeve dhe rregullave, drejt çlirimit të potencialit të madh që ka populli”, tha Presidenti Rumen Radev pasi ushtroi të drejtën e tij për të votuar. Ai u bëri thirrje të gjithë bullgarëve të rritur të votojnë në mënyrë që historia të mos na dërgojë në një provimi korrigjues të demokracisë.
Sipas kreut të shtetit, votimi duhej të ishte vitin e kaluar. Rumen Radev pret një parlament të qëndrueshëm, si dhe një qeveri të fortë dhe të suksesshme.
Nënpresidentja Iliana Jotova duke ushtruar të drejtën për të votuar tha: “Votova për kthimin e shtetësisë. Për një vend i cili të drejtohet nga njerëz të zgjuar, të aftë dhe të shkolluar që dinë se ku po shkon Bullgaria. Për një vend që kujdeset për çdo qytetar bullgar, dhe jo për një vend ku përfiton vetëm një grusht njerëzish që u pasuruan dhe nuk u turpëruan të përdorin këtë krizë të rëndë për momentin për të grumbulluar dividentë. Votova për një vend me rregulla në të cilin të gjithë e kanë vendin e tyre të denjë, të rinjtë kanë shans të zhvillohen dhe të mos largohen nga vendi. Votova për një vend që mendon për bashkatdhetarët e tij jashtë jo vetëm në zgjedhje, por gjithashtu bën politika për ta dhe së bashku me ta”, tha Jotova.
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..