Skuadra futbollistike e Sofjes “Sllavija” është 7 herë kampione kombëtare dhe 8 herë fituese e Kupës së Bullgarisë. Ajo garon në Ligën e Parë Profesionale të Futbollit. Skuadra ka stadiumin e vet “Sllavija” me mbi 25 000 vende për të ulur. Ngjyrat e klubit janë të bardha dhe të zeza.
Interesante, plotë shumë emocione, fitore dhe disfata është historia shekullore e klubit. Ai u themelua më 10 prill të vitit 1013 nga një grup të rinjsh të entuziazmuar.
Mirëpo, pse ata zgjodhën Sllavja për emrin e ekipit të tyre? Sepse për ta fjala është një simbol i sllavizmit, dhe sepse ata tashmë kishin dëgjuar për ekipin çek me të njëjtin emër. Për këtë arsye ata shpresonin të marrin mbështetje nga ai. Më 11 gusht ekipi luajti ndeshjen e parë zyrtare dhe fitoi me 1:0 kundër skuadrës së Sofjes “Futboll Klub 13”. Pësojnë shumë fitore dhe suksese! Në vitin 1926 “Sllavija” për herë të parë u bë kampion i Bullgarisë. .
Deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore skuadra fitoi edhe 5 tituj të tjerë të kampionit duke u afirmuar si një nga klubet më të mira të futbollit në Bullgari. Në fillim të viteve 60-të të shekullit XX sportistët e klubit fituan Kupën e Bullgarisë dhe debutuan me sukses në turnetë evropiane të klubeve.
Më shumë për të kaluarën e lavdishme të ekipit mund të lexoni në materialin “Skuadra sportive “Sllavia” shënon 100 përvjetorin e themelimit të saj” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: slavia-bg.com
Në qytetin Razgradtë Bullgarisë Veriore, “Ludogorec” mposhti me rezultat 3:1 “Dinamo Batumi” në ndeshjen e parë të raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Golat për kampionin bullgar ishin shënuar nga Bernard Tekpetey, Rick Jhonathan dhe Aslak Fonn..
11 fëmijë bullgarë ishin ndër fatlumët që morën mundësinë e jashtëzakonshme për të qenë “hajmali” e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit në Evropë. Më 9 korrik, 10 djem dhe një vajzë nga Bullgaria dolën në fushën e stadiumit “Allianz Arena” të..
Viktor Nikollov përfundoi në vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit botëror të kartingut Sodi W Finals në qytetin belg Genk dhe u bë bullgari i parë me një arritje kaq të lartë. Pas pesë raundesh, garuesi 15-vjeçar grumbulloi..
Tihomir Ivanov fitoi vendin e tetë në kërcim së larti me rekord personal për sezonin 2,27 m dhe i dha fund pjesëmarrjes së Bullgarisë në Lojërat..
Hristo Stoiçkov pranoi ftesën e presidentit të Federatës Botërore (FIFA), Gianni Infantino, për të qenë pjesë e ekipit të tij. "Është një nder i..
Kampionët olimpikë të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov u pritën solemnisht në aeroportin e Sofjes me valle, gajde dhe kurora dafine...